Kampionët në fuqi të Superligës, Skënderbeu dështuan të merrnin një fitore ndaj Kastriotit që lundron në fundin e tabelës në ndeshjen e javës së shkuar që u luajt në Redi Maloku të Fushë Krujës.


Por përveç rezultatit zhgënjyer korçarët morën si dhuratë nga tifozët kundërshtarë grushte dhe shkelma, pasi u goditën para fillimit të takimit në mungesë të forcave të rendit.


E teksa mendohej se FSHF do të vendoste për një fitore në tavolinë të Skënderbeut pas dhunës, Komisioni i Disiplinës në këtë institucion thjesht sa i ka përkëdhelur krutanët me dënimin që ka dhënë.


Komisioni i Disiplinës e ka dënuar vetëm me dy ndeshje në fushë asnjanëse Kastriotin dhe ka pezulluar për 8 ndeshje një nga zyrtarët e klubit. Tashmë mbetet për tu parë nëse do të luhen më takime në stadiumin Redi Maloku, pasi Komisioni i Licencimeve do të rivlerësojë impiantin.


VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS:



  1. 1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

  2. 2. KS Kastrioti, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër KF Skëndërbeu duke mos garantuar sigurine e lojtarëve kundërshtarë si dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 5/2; 64/c; 65/2 dhe 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Për vlerësimin e kriterit infrastrukturor çështja ti referohet Komisionit te Liçesimit.

  3. Zyrtari i KS Kastrioti, Gazment Vogli, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimin në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës.

  4. FC Flamurtari, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

  5. Zyrtari i KF Egnatia, Agron Alia, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  6. 6. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim te Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

  7. 7. Lojtari i KF Burreli U -17, Samuel Kola, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  8. Zyrtari i KF Brians U-17, Kreshnik Ivanaj për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  9. 9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkëndija DR U-19, Etnik Kameri, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

  10. 10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Kukësi U-17, Ervis Patarria, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.