Autoritetet turke kanë ndaluar sot 33 anëtarë të forcave ajrore pas dyshimeve se kanë lidhje me klerikun fetar Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016.


Sipas gazetës turke , të ndaluarit kanë qenë në mesin e 101 anëtarëve të forcave ajrore që mund të përballen me arrestim, pas një hetimi të nisur nga prokurorët e Ankarasë, i cili është zgjeruar në 21 provinca. Në mesin e të burgosurve është një toger dhe pesë kolonelë.


Turqia ka ndaluar 160,000 persona dhe ka shkarkuar pothuajse numër të njëjtë të personave. Kritikët e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan e akuzojnë atë për përdorim të arsyetimit të puçit për shtypje të kundërshtarëve.


Autoritetet turke në anën tjetër deklarojnë së këto masa janë të nevojshme për të luftuar rreziqet e sigurisë kombëtare.


17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)