Ish-drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano e ka shprehur admirimin e tij për Pep Guardiolën, i cili ishte trajneri më i suksesshëm në histori të Barcelonës.

41-vjeçari e udhëhoqi ekipin Blaugrana në suksese të njëpasnjëshme për 4 vjet.

“Guardiola ka bërë punë fantastike. Ai është Steve Jobsi i futbollit: eksperimental, trim, e do të bukurën dhe përtëritës. Është pikë e rëndësishme referimi në botën e futbollit, punon në rrugën e duhur”, deklaroi Valdano për Eurosport.

“Barça e ka rikthyer lojën e futbollit në kulturë. Është vendi ideal ku rriten talentët dhe shpërthejnë më vonë”, përfundoi ai.