Pep Guardiola është fotografuar i ulur pranë supermodeles ruse, ndërsa ishte me mision bojskautizmi në ndeshjen Monaco-PSG, përpara përplasjes së Champions League.


Trajneri i Manchester City ishte duke ndjekur në Ligue 1 ballafaqimin e kryesuesve përpara përplasjes me to në Ligën e Kampionëve.


Por ai, siç duket në foto, ka qenë jo pak i hutuar nga pamja e ambasadores së Rusia 2018, Victoria Lopyreva, pranë tij.


nintchdbpict000298033670


Prezantuesja televizive buzëqeshi së bashku me Pep nën presion, i cili ka pranuar tashmë se skuadra e tij nuk mund ta fitojë Premier League këtë edicion.


Lopyreva u kurorëzua Miss Rusia 2003 dhe është një tifoze e vetëpranuar e futbollit. Pra, ajo ndoshta e gjeti rastësisht ish-trajnerin e Bayern Munich dhe Barcelonës në Parc des Princes, duke marrë gjithë vëmendjen e fotografëve pranë tij.


Guardiola ishte i veshur me një kapele të zezë, pantallona kadifeje dhe shall në të zezë e të bardhë.


nintchdbpict000298033678 nintchdbpict000298033658 nintchdbpict000298033649 nintchdbpict000298033644