Barazimi me Wolverhampton akoma nuk i ka ikur nga mendja Pep Guardiolas, i cili me Manchester Cityn e tij gjendet 2 pikë larg kreut të klasifikimit, që përbëhet nga treshja Liverpool, Chelsea e surpriza Watford.


Pep njihet si një trajner i hekurt për sa i përket rregullave, e në çdo klub ku ka shkuar, ka qenë shumë i rreptë me disiplinën. Në ekipet që ka trajnuar në të kaluarën, ai madje pati vënë rregulla edhe për sa i përket ushqimeve e pijeve, apo edhe pamjes së tepruar.


Këtë herë, në shënjestrën e katalanasit, janë vënë celularët e lojtarëve, të cilët ndalohen rreptësisht në fushën e stërvitjes. Përveç se në Premier League, Guardiola kërkon të konfirmohet dhe në Champions, ku në fazën e grupeve do të përballet me Lyon, Hoffenheim dhe Shakhtar Donetsk. Gjithashtu do të ketë gjoba për vonesat në stërvitje, e këtë e vuajti i pari Benjamin Mendy.


Një tjetër lojtar që ka vuajtur ka qenë dhe Leroy Sané, i cili u përjashtu nga ndeshja me Neëcastle, për shkak të angazhimit të pakët në stërvitje. Guardiola kërkon të dërgojë një mesazh të qartë për lojtarët e tij, duke mos kursyer askënd. E duke parë 24 titujt në CV e tij, mbase duhet ti jepet të drejtë.


5 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)