Nuk ka mrekulli për Napolin, që u tradhtua nga Manchester City i Guardiolës dhe u dorëzua edhe në sfidën e tij ndaj holandezëve të Feyenoordit, duke humbur 2-1.


Skuadra angleze u mposht 2-1 në Ukrainë nga Shakhtar Donetsku, me 2 gola të pësuar që në pjesën e parë, duke bërë që të marrë fund shpresa e napolitanëve të Sarrit, që krahas fitores së tyre, donin edhe humbjen e ukrainasve sot.


Edhe Porto ia doli të kualifikohet më tej, pasi mposhti Monakon me rezultatin 5-2, ndërsa Leipzig u mposht me rezultatin 1-2 nga Besiktasi.


Fitore me goleadë mori Liverpooli, që mposhti 7-0 Spartakun e Moskës, në një takim ku hero ishte Philippe Coutinho me 3 golat e tij. Në takimin tjetër të këtij grupi, Maribori ndali Sevillan në barazim 1-1, me Valon Ahmedin që e nisi takimin nga stoli.


Reali i Madridit mposhti 3-2 Dortmundin, në një sfidë ku Cristiano Ronaldo vendosi një tjetër rekord, duke shënuar në të 6 takimet e fazës në grupe të Championsit. Në takimin tjetër të grupit, Tottenhami kryesues triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Apoelit.


Skuadrat e kualifikuara në Champions: Manchester City, Napoli, Besiktas, Porto, Liverpool, Sevilla, Totenham, Real Madrid.

Skuadrat që do të vijojnë aventurën në Europa League: Spartak i Moskës, Napoli, Leipzig, Dortmund.