Oliver Kahn nuk është i sigurt nëse Pep Guardiola do të mund të kishte sukses nëse e merr në dorë Bayern Munichun, siç kishte tek Barcelona, ku fitoi gjithçka.

Trajneri spanjoll flitet se është njëri ndër kandidatët për ta zëvendësuar Jupp Heynckesin në fund të sezonit, por Kahn beson se 41 vjeçari mund të has në vështirësi tek gjiganti Bavarez.

“Pep është i influencuar nga kultura e futbollit të Barcelonës. Ai nuk e ka udhëhequr vetëm ekipin, por ka luajtur gjithashtu aty. Do të ishte e vështirë për të që të adaptohet në jetën e një klubi si Bayerni. Ai është i mësuar me filozofinë e Barcelonës”, tha ish portieri gjerman për tabloidit Bild.