Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shprehur edhe një herë adhurimin e tij për Marcelo Bielsa, duke e përkufizuar atë si një prej idhujve të tij.


Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, duke fituar 21 trofe në shtatë vite, përfshi këtu edhe gjashtë kampionate dhe dy Champions League.


Pavarësisht nga kjo, katalanasi ka përmendur shpesh emrat e disa trajnerëve që e kanë ndihmuar në formimin e tij si teknik, si Johan Cruyff. Një tjetër koleg, për të cilin Guardiola ka shpenzuar shumë elozhe gjatë këtyre viteve, është ish-trajneri i Marseille, Bielsa, njeriu të cilit Pep i ka kërkuar këshilla në lidhje me pozicionin e trajnerit në 2006-ën.


Në 11 orë mund të mësosh shumë, por në fund, nuk mund të mësosh se kush është Marcelo sepse duhet të jetosh me të dhe të fitosh më shumë eksperiencë. Jam një fans i madh i tij. Mendoj se ai i jep më shumë vlera profesionit tonë. Është një person që respekton kolegët dhe adhurohet nga të gjithë lojtarët me të cilët ka punuar. Ai di gjithçka për futbollin. Është i ndershëm, ka ide të qarta dhe është i fortë. E adhuroj. Është një nga idhujt e mi, ka thënë Pep.