Gazeta “Albania” prezanton 32 finalistët e “Afrika e Jugut 2010”


Kampionati Botëror “Afrika e Jugut 2010”, i 19-ti i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), pritet të jetë një nga kompeticionet më të hapura në historinë e Kupës së Botës. 32 skuadra do të përballen midis tyre për të mbërritur te finalja e 11 korrikut ku edhe do të njihet emri i kampionit të ri të botës. Italia është fituesja e fundit e turneut më të rëndësishëm në planet e të fituar në “Gjermani 2006”. Deri tani, në të 18-të parët, Kupën e Botës e kanë fituar vetëm vende nga Europa dhe Amerika e Jugut, zakonisht në rajonin e tyre. Vetëm Brazili – në “Suedi 1958” dhe në” Japoni/Koreja e Jugut 2002” – ka fituar Kupën e Botës jashtë territorit të tyre. Kjo është hera e parë që një Kampionat Botëror zhvillohet në Afrikë, teksa më parë është zhvilluar në Europë (Itali (2 herë), Francë (2), Zvicër, Suedi , Angli (1), Gjermani (2), Spanjë), Amerikën e Jugut (Uruguai, Brazil, Kili, Argjentinë) dhe të Veriut (Meksikë, SHBA) dhe Azi (Japoni/Koreja e Jugut). Të ndara në tetë grupe (A, B, C, D, E, F, G, H) me nga katër skuadra, mozaiku i ekipeve është shumë interesant, ashtu si përballjet e tyre. Grupi A përbëhet nga Afrika e Jugut, Meksika, Uruguai dhe Franca); grupi B (Argjentina, Meksika, Korea e Jugut dhe Greqia); grupi C (Anglia, SHBA, Algjeria dhe Sllovenia); grupi D (Gjermania, Australia, Serbia dhe Gana), grupi F (Holanda, Danimarka, Japonia dhe Kameruni); grupi F (Italia, Paraguai, Zelanda e Re dhe Sllovakia); grupi G (Brazili, Koreja e Veriut, Bregu i Fildishtë dhe Portugalia) si dhe grupi H (Spanja, Zvicra, Hondurasi dhe Kili). “Albania” prezanton të gjitha ekipet, statistikat detajet, historinë e Kombëtareve, bilancit, kulmet dhe dështimet e skuadrave. Grupi A, nga fillon edhe “udhëtimi” ynë në prag të nisjes zyrtare të Botërorit (më 11 qershor, me ndeshjen Afrika e Jugut-Meksikë), nis me vendin organizator, Afrikën e Jugut, historinë e futbollit të saj, arritjet, momentet kyçe të saj në kampionatet botërorë të futbollit.







AFRIKA E JUGUT



Historia ekipit të futbollit të Afrikës së Jugut, është e ngjashme me atë të vendit, dhe ka qenë shumë e influencuar nga sistemi i aparteidit. Dallimi racial në vend ishte aq i madh sa FIFA kishte bërë përpjekje të panumërta për të pezulluar ekipin Kombëtar për shkak të Kushtetutës të vendit që i ndalonte ekipet të kishin në fushë lojtarë të përzierë në ngjyrë. Gjithsesi, Afrika e Jugut, së bashku edhe me Etiopinë, Egjiptin dhe Sudanin, ishte nga anëtaret themeluese të Konfederatës Afrikane të Futbollit dhe vazhdoi t’i shpëtojë përjashtojë pezullimit nga FIFA për shkak të çështjeve politike. Afrika e Jugut u pezullua në vitin 1996, por pas dhunës që shpërtheu në vitin 1976, FIFA përfundimisht Afrikën e Jugut dhe ekipi Kombëtar nuk luajti për një periudhë 16-vjeçare. Në vitin 1991, aparteidi ishte në ditët e fundit, dhe një federatë futbolli multi-raciale lindi. Ekipi luajti ndeshjen e parë kundër Kamerunit në vitin 1992, duke fituar 1-0. Katër vjet më pas, duke organizuar dhe garuar në Kupën e Afrikës si një ekip shumë-racial, ‘Bafana Bafana” ngritën trofeun dhe u bashkuan me festimeve së bashku edhe me një super të gëzuar si Nelson Mandela. Në vitin 1998 ata luajtën në Kampionatin Botëror të Francës, ku në ndeshjen e parë u mundën 3-0 nga organizatorët në ndeshjen e tyre të parë historike në finalet e një Botërori, por më pas fituan admirimin pas barazimit kundër Danimarkës dhe Arabisë Saudite, duke përfunduar në vendin e tretë në grup, me dy pikë pas danezëve. Në Kupën e Botës së vitit 2002, në Japoni dhe Korenë e Jugut, një Afrikë e Jugut më e përmirësuar ishte gati të kalonte në raundin e dytë, por Paraguai kishte golaverazh më të mirë. Një barazim 2-2 me Paraguain, e shoqëruar edhe me fitoren 1-0 ndaj Sllovenisë. Në ndeshjen e fundit kundër Spanjës, pavarësisht se “Bafana Bafana” ia dolën të barazonin 2 herë, por falë golit të Raul formacioni spanjoll i drejtuar nga Hoze Antonio Kamaço triumfoi 3-2. Afrika e Jugut dështoi për t’u kualifikuar në vitin “Gjermani 2006”, por në vitin 2004 ishte bërë e ditur, se në vitin 2010, Afrika e Jugut do të bëhej vendi i parë afrikan që do të organizonte Kupën e Botës.



KUALIFIKUESET: Si vend organizator, Afrika e Jugut u kualifikua automatikisht, por ajo luajti një numër të madh ndeshjesh miqësore në kohën që kualifikueset ishin duke u zhvilluar. Ajo u përfshi në fazën e parë të kualifikueseve për Kupën e Afrikës së vitit 2010, por e përfunduan me 11 pikë pas Nigerisë në grup, duke mos marrë dot pjesë në turne. Afrika e Jugut pësoi humbje pas humbjeje në miqësore, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit Zhoel Santana dhe ricaktimin e ish-trajnerit Karlos Parreira.



PIKANTET E BOTËRORËVE

Pika e lartë

Fitorja e tyre e parë dhe e vetme në finalet e Kupës së Botës u arrit në paraqitjen e tyre të dytë, në vitin 2002, kur mundën Slloveninë 1-0 me një gol të Siyabonga Nomvethe, njëherësh edhe vetmja në gjashtë ndeshje në Botëror.



Pika e ulët

“Bafana, Bafana” dështuan të kualifikoheshin për në Kampionatin Botëror të vitit 2006 në Gjermania, duke përfunduar të tretët në grupin e tyre kualifikues, pasi ishin përcaktuar si vend organizator i Botërorit të vitit 2010.



Legjenda

Beni MekKarti është dhe golashënuesi më i mirë i vendit dhe lojtari i dytë më shumë ndeshje: 31 gola në 76 ndeshje. Ai shënoi në Kampionatin Botëror të vitit 1998 dhe 2002 respektivisht kundër Danimarkës dhe Spanjës.



STATISTIKA



AFRIKA E JUGUT

Paraqitjet në finale



1998 – Raundi i parë

2002 – Raundi i parë



Statistikat në finale: ndeshje 6; fitore 1, barazime 3, humbje 2



Performanca më e mirë: raundi i parë në vitin 1998 dhe 2002



Më shumë paraqitje në finale: Lucas Radebe (1998, 2002), Kuinton Fortune (1998, 2002), Beni MekKarti (1998, 2002), të gjithë nga 6 ndeshje.



Më shumë gola në finale: Benni MekKarti (1998, 2002), Shaun Bartlet (1998), secili nga 2 gola.



Kualifikueset: ndeshje 6; fitore 2, barazime 1, humbje 3. Pikë 7

Kupa e Konfederatave: ndeshje 5; fitore 1, barazime 1, humbje 3

Më shumë ndeshje: Kagisho Dikgacoi (11).

Golashënuesit më të mirë: Kagisho Dikgacoi, Katlego Mphela, Bernard Parker (2).



GRUPI A

Afrika e Jugut

Meksika

Uruguai

Franca



NDESHJET



11.06.2010

16:00: Afrika e Jugut-Meksikë

20:30: Uruguai-Francë



16.06.2010

20:30: Afrika e Jugut-Uruguai



17.06.2010

13:30): Francë-Meksikë



22.06.2010

16:00: Meksikë-Uruguai

16:00: Francë-Afrika e Jugut







Franca, dora e Henrisë çoi “gjelat” në Afrikë

“Les Bleus” e kanë fituar vetëm një herë Botërorin në vitin 1998



Franca, një nga pjesëmarrëset e Botërorit të parë të vitit 1930 në Uruguai dhe organizatore e vitit 1938 (çerkefinale) duhet të priste vitin 1958 për të përfunduar në vendin e tretë në Suedi, ndërsa i duhej të priste akoma edhe më gjatë për të dalë në skenën e madhe të futbollit botëror. Gjithçka ishte merritë e skuadrës së udhëhequr nga një mjeshtër i topit si Mishel Platini, që Franca të rifitonte vendin e katërt në Botërorin e vitit 1982. “Les Bleus” (Blutë) arritën deri në gjysmëfinale në Spanjë për humbën në rrethana mizore me Gjermaninë e Haral Shumakerit, duke humbur me penallti pas një barazimi “thriller” 3-3, me Francën që e përfundoi kampionatin në vendin e katërt. Katër vjet më pasj, në Meksikë, gjithçka shkoi ajoma dhe më mirë, duke mposhtur Brazilin në një çerekfinale të jashtëzakonshme, përpara se të kumbisnin me Gjermanin në gjysmëfinale dhe duke e përfunduar Botërorin në vendin e tretë. Franca dështoi të kualifikohej për sezonin e ardhshëm të Kupës së Botës, por me organizimin e Kampionatit Botëror në “tokën” e tyre, në vitin 1998, një gjeneratë e re yjesh e udhëhoqi ekipin në fitimin e Kampionatit Botëror, njëherësh edhe i vetmi. Tieri Henri, Zinedin Zidan, Marsel Desaji dhe Didier Deshamp ishin midis lojtarëve kryesorë të udhëhequr nga Eme Zhake, por pasuesi i tij, Rozher Lëmerr, bëri një fushatë shokuese në vitin 2002, kur nuk ia doli të kalonte grupin në Botërorin e Japoni/Kore. Në vitin 2006, Franca befasoi shumë vëzhgues, kur ia doli të mbërrinte në finale me Zidanin, i cili e përfundoi karrierën më një shpërthim eksploziv në gjoksin e Materacit, ndërsa Italia e fitoi turneun me penallti.



KUALIFIKUESET: Rrethanat e kualifikimit të Francës janë shumë të ulëta, me golin fitues të shënuar pas një pasimi me dorë në ndeshjen e dytë pleojf kundër Irlandës, kjo e fundit kërkoi përsëritjen e ndeshjes, por FIFA nuk e aprovoi kërkesën. Përpara kësaj ndeshje të diskutueshëm edhe sot, Franca përfundoi e dyta në grupin e shtatë europian pas Serbisë, teksa fushatën e nisi me një humbje shokuese 3-1 nga Austria. Gjithsesi, pasi mundi Serbinë dhe barazoi në transfertë me Rumaninë, Franca siguroi dy fitore të ngushta 1-0 me Lituaninë e Ishujt Faroe, përpara se të barazonte në shtëpi me Rumaninë dhe jashtë me Serbinë. Fitoret në shtëpi me Ishujt Faroe dhe Austrinë i siguruar vendin e dytë, por Franca nuk bëri një fushatë bindëse.







PIKANTET E BOTËRORËVE



PIKA E LARTË

Përfundimi i pritjes së gjatë për lavdi në Kupën e Botës me triumfin në shtëpi në vitin 1998 me një fitore 3-0 kundër Brazilit në finale e që i siguroi Zinedin Zidan të shndërrohet në një hero në raport me Mishel Platininë falë dy golave të tij.



PIKA E ULËT

Humbja me penallti në gjysmëfinalet e vitit 1982 kundër Gjermanisë Perndimore. Pasi pa një Patrik Batiston të shtrihet pa ndjenja për shkak të goditje të tmerrshme nga Haral Shumaker të padënuar, Franca edhe pse udhëhoqi 3-1 në kohën shtesë humbi me penallti pas dy pritjeve të Shumkarit.



LEGJENDA

Zinedin Zidan, njeriu që shënoi dy herë kundër Brazilit në vitin 1998 dhe ishte ylli i Botërorit. Tetë vjet më vonë në Gjermani, ai rigjeti formën e tij për të çuar Francën në finale, ku dhe shënoi me penallti, por goditi më kokë në gjoks Marko Materacin e Italisë duke u ndëshkuar me karton të kuq.



FRANCA

Paraqitjet në finale



1930 – Raundi i parë

1934 - Raundi i parë

1938 - Çerekfinale

1954 - Raundi i parë

1958 - Raundi i tretë

1966 - Raundi i parë

1978 - Raundi i parë

1982 – Vendi i katërt

1986 – Vendi i tretë

1998 - Kampione

2002 – Raundi i parë

2006 - Nënkampione



Statistikat në finale: ndeshje 51; fitore 25, barazime 10, humbje 16.

Performanca më e mirë: kampione në vitin 1998.

Më shumë ndeshje në finale: Fabien Bartez (1998, 2002, 2006) – 17 ndeshje

Më shumë ndeshje në finale: Zhyst Fonten (1968) – 13 gola.



Ndeshjet kualifikuese: ndeshje, 12, fitore 7, barzime 4, humbje 1. Pikë 24.

Më shumë ndeshje: Tieri Henri, Bakari Sanja (11).

Më shumë gola: Tiieri Henri, Andre-Pierre Zhinjak (4).







14 Maj 2010