Ministri gjerman i Jashtem Guido Westerwelle u beri thirrje Izraelit dhe palestinezeve te rrisin perpjekjet per zhvillimin me sukses te bisedimeve direkte te paqes ne Lindjen e Mesme. Procesi i paqes nuk lejon asnje pushim tha Westerwelle te dielen 7 nentor ne nje konference te perbashket shtypi te dhene Guido Westerwelle me ministrin izraelit Avigdor Liebermann. Ministri gjerman pranoi se midis tij dhe mikpritesve vazhdojne te ekzistojne pikepamje te ndryshme ne ceshtjen e ngulimeve.


Qeveria gjermane vazhdon te ndjeke objektivin e nje zgjidhjeje te pergjithshme dhe te drejte me dy shtete dhe midis miqsh mund te thuhet se ne lidhje me problematiken e ngulimeve ne kembyem pikepamje te ndryshme.


Kete Liebermann e konfirmoi me keto fjale


Per ta bere me te thjeshte po ju them se ne nuk rame dakord ne ceshtjen e ngulimeve por per mua eshte e qarte se ngulimet nuk jane pengese per paqen.


Westerwelle qe i quajti marredheniet te shkelqyera dhe ekselente kerkoi ne prani te Liebermann-it qe pas tre vjet e gjysme bllokade Izraeli duhet te lejoje serish eksportet e ekonomise palestineze ne Rripin e Gazes.


Per viziten e tij ne Rripin e Gazes me 8 nentor Westerwelle u tregua shume optimist Ne ndertimin e nje uzine te re per pastrimin e ujrave te zeza te ngritur me parate gjermane Izraeli nuk ka me kundeshtrime politike. Kjo mund te quhet nje kthese e madhe tha ministri gjerman. Rripi i Gazes i sunduar nga Hamasi mbetet sfide e madhe


Ne duam forca te moderuara palestineze. Per kete na duhet zhvillim me i mire ekonomik prandaj une kam kerkuar krijimin e mundesive per eksportet nga Rripi i Gazes duke i bere propozime konkrete kolegut tim izraelit.


Lidhur me programin atomik iranian Westerwelle tha se siguria e Izraelit eshte e padiskutueshme per qeverine gjermane. Komuniteti nderkombetar eshte duke punuar per nje zgjidhje diplomatike me Iranin. Shprehjet e fundit nga Teherani se deshiron te filloje bisedimet me anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit duhet te shoqerohen me gjeste konkrete tha ministri.


Westerwelle u takua po ashtu me prinderit e ushtarit izraelit te rrembyer ne vitin 2006 ne Rripin e Gazes Gilad Shalit si dhe me presidentin Shimon Peres.


Autor Clemens Verenkotte / Pandeli Pani


Redaktoi Esat Ahmeti