Milano - Klubi i Milanit deklaron vendimin e tij për të ardhmen e mesfushorit francez, Joan Gurkuf. Administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano galiani, deklaron se Gurkuf nuk do të kalojë tek asnjë skuadër tjetër, veç Bordosë, ose Milanit. Futbollisti është dhënë nga Milani në formë huazimi tek skuadra franceze e Bordosë.



“Nëse Bordo nuk nënshkruan me lojtarin, atëherë ai do të rikthehet në Milano”, -deklaron Galiani për L’Equipe. Vitin e ardhshëm Gurkuf do të luajë ose tek Milani, ose tek Bordoja. Nëse klubi francez dëshiron të marrë kartonin e plotë të lojtarit atëherë ai duhet të derdhë në arkat tona 15 milion euro. Gurkufi është jë mesfushor i shkëlqyer, dhe skuadra e Milanit është e interesuar për të”.



Skuadra e Milanit është duke kërkuar edhe në një pistë tjetër, atë të Filip Meksesit. Mesfushori i Romës dëshiron të kalojë tek kuqezinjtë, dhe në një intervistë për Canal Plus është shprehur: “Milani është një klub i madh. Për momentin jam tek Roma dhe ndjehem mirë këtu. Në të ardhmen? përse të mos luaj edhe tek Milani!”