Genti SejkoGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko ka folur për situatën monetare në Shqipëri.  Sejko pohoi se është ulur sërish norma e interesit, pasi përmes kësaj mase, banka synon ti japë një shtysë të re ekonomisë në nxitjen e konsumit dhe investimeve.


Sejko tha se tregjet financiare rezultojnë likuide. Brenda këtij viti do të merret eurobondi. Mbledhja me përfaqësues të qeverisë pak ditë më parë u bë për situatën e politikës monetare në vend. Ekonomia vijon të lëvizë me të njëjtën trajektore, – tha ai.


Sejko shtoi se është ulur norma bazë e interesit me 1.7% dhe inflacioni mesatar është në bazën 2%. Politika e BSH-së ka nxitur kërkesën për kredi.


Pyetjes në lidhje me mungesën e ish-guvernatorit Fullani në një konferencë me kryeministri Edi Rama të organizuar nga BSH-ja, Sejko iu përgjigj: Fullani është një proces gjyqësor dhe në respekt të hetimeve nuk është ftuar, sikundër ndodhi edhe me ish-guvernatorët e tjerë të vendit. Por më shumë ka qenë një gabim protokollar, – deklaroi Sejko.


4 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Guvernatori Sejko: Politika e BSH-së ka nxitur kërkesën për kredi u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.