ELBASAN - Vijojnë sërish protestat, tashmë në ditën e katërt, të punëtorëve të HEC-it të Banjes, të cilët kërkojnë që t'u paguhen orët shtesë në punë. Si rrjedhojë, 600 punëtorë kanë dalë edhe sot në protestë duke ndërprerë punimet në këtë HEC. 

Duke parë situatën e krijuar, ka reaguar edhe kompania "Limak", lidhur me protestën e punëtorëve dhe ndalimin e punimeve nga ana e tyre prej disa ditësh, ku i ka paralajmëruar se do t'u prishet kontrata nëse ata nuk paraqiten në punë. Sipas kompanisë, do të përfundohet marrëdhënia e punës me punëtorët nëse ata vijojnë të protestojnë.

Punëtorët e HEC-it të Banjes prej ditësh protestojnë ku kërkojnë pagesë për orët shtesë në punë, ndërsa kanë bërë të ditur se nuk do t'i rikthehen punës pa marrë atë që kërkojnë. Protesta e tyre është mbështetur edhe nga kreu i sindikatave Kolë Nikolla

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)