Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës, në nivel drejtues. Urdhri i arrestit është dhënë pas hetimeve për hashashin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.
Masa e ndalimit është dhënë edhe për Sokol Boden ish-shefi i Krimeve dhe ish-shefi i kufirit në këtë drejtori.
Akuza që qëndron mbi ta është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sativës në këtë qark. Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar aty gjatë viteve 2015 2016.
Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës. Ish-ministri u vu nën hetim pas bërjes publike të përgjimeve nga pala italiane për dosjen Habilaj.
Por Kuvendi nuk e dha autorizimin për arrestimin e tij. Aktualisht Prokuroria ka kryer kontroll banese dhe e ka marrë në pyetje Tahirin për hetimet qe janë duke u kryer.
22 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)