Beograd - Eksperti i së drejtës ndërkombëtare nga Beogradi Vojin Dimitrijeviç paralajmëron se verdikti i Gjykatës për krime lufte mund të ndikojë në mendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, përkatësisht në vlerësimin se sa ka qenë e arsyeshme vetëvendosja e Kosovës.



Një tjetër ekspert i fushës, profesor i së drejtës ndërkombëtare Tibor Varadi mendon se aktgjykimi i Tribunalit të Hagës në të cilën thuhet se ka ekzistuar ndërmarrja e bashkuar kriminale, përkatësisht se në Kosovë gjatë vitit 1999 janë kryer krime lufte mbi shqiptarët, me siguri do të jetë një nga argumentet mbi të cilin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të mbështeten ithtarët e pavarësisë së Kosovës. Varadi dhe shton se është i befasuar me dënimet e larta.



Ndërkaq profesor holandez Jan Klefner nga Instituti i së Drejtës Ndërkombëtare pranë Uiversitetit të Amsterdamit ka thënë për BBC-së se nuk ekzison lidhja direkte ndërmjet dy gjykatave ndërkombëtare. "Mendimi këshilldhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë i përket shteteve, ndërsa Tribunali i Hagës merret me përgjegjësinë personale të të akazuarve për krime lufte," thotë ai. Klefner thekson se "vetë fakti që diku janë kryer krime nuk mund të jetë arsye për shkëputje të njëanshme".