54 Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të përjashtojnë mundësinë e dërgimit të trupave joluftarake në Irak, për të ndihmuar mposhtjen e militantëve të Shtetit Islamik (IS).




Hagel, i cili është në largim nga posti, ka thënë për telvizionin CNN se për Irakun duhet të merren parasysh të gjitha opsionet, përfshirë dërgimin e trupave në terren, që do të ndihmonin në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës dhe në lokalizimin e caqeve të Shtetit Islamik.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


SHBA ka tashmë rreth 4,500 trupa në Irak, të cilat kanë rol trajnues dhe këshillues.