Kryeministri i Haitit Jack Guy Lafontant dha dorëheqjen, pas disa ditë protestash kundër planeve të qeverisë për rritjen e çmimit të karburantit.


Ai tha se ja kishte paraqitur dorëheqjen presidentit të vendit, i cili e kishte pranuar dorëheqjen e kryeministrit.


Në Haiti ka patur mjaft trazira ditët e fundit, për shkak të njoftimit të planeve nga qeveria për rritje të konsiderueshme të çmimit të karburanteve.


Njoftimi u pasua me protesta të dhunshme, që shkaktuan vdekjen e 4 personave.


Qeveria u detyrua ta anulojë vendimin e saj, por trazirat politike sollën një votë mosbesimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Haitit.


Deparatmenti amerikan i Shtetit ka i paralajmëruar shtetasit amerikanë të mos shkojnë në Haiti, për shkak të trazirave të ditëve të fundit.


15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)