haka e muratajDëshmia e të dyshuarit si autor i vrasjes së Lonard Muratajt në 2014-n


I riu që u prangos pardje për vrasjen e biznesmenit durrsak mohon akuzën dhe shfaq një pretendim që sipas tij tregon se nuk ka marrë pjesë në ekzekutimin e 2014-s. Por dje, policia arrestoi dy kushërinjtë e Bedri Hakës, të cilët nuk iu bindën uniformave blu. Bedri Haka, i arrestuar nga policia e Durrësit si autor i dyshuar i vrasjes së Leonard Muratajt në vitin 2014, në Durrës, nuk ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Policia ka paraqitur disa prova, të cilat identifikonin Bedri Hakën si autor të vrasjes së Muaratajt, por Haka ka pretenduar se nuk ka pasur lidhje me vrasjen. Madje ai ka pretenduar fillimisht se nuk ka pasur dijeni mbi ngjarjen, por mjeti i gjetur nga policia në afërsi të Maminasit ku ishte braktisur nga autorët nxori zbuluar Hakën. Fillimisht policia kishte gjetur pronarin e mjetit BMW, një person nga fshati Zallë i Fushë-Krujës. Ai i kishte pohuar policisë se ia kishte shitur veturën e tij Bedri Hakës në Nikël, por se nuk kishte kryer aktin e shitblerjes dhe të ndërrimit të pronësisë. Nga ana tjetër, Haka ka pohuar pas arrestimit dje se ai e kishte blerë veturën nën dorë pa ndërruar aktin e pronësisë, por se në të njëjtën kohë ai e kishte shitur po ashtu pa akt shitblerjeje. Pavarësisht këtij pretendimi të policisë, në veturën e Hakës gjysmë të djegur janë gjetur gjurmë gishtërinjsh që janë administruar nga ekspertët. Haka mësohet se fillimisht edhe pse ka pretenduar se e ka shitur, por se nuk mbante mend se kujt ia kishte shitur. Ndërkaq në lidhje me vrasjen e Muratajt, policia ka pasur dyshime se në ngjarje mund të ishte përfshirë edhe Enver Stafuka, i cili tashmë rezulton të jetë i zhdukur. Ndërkaq, dje u arrestuan dy kushërinjtë e Hakës, pasi nuk iu bindën urdhrit të Forcave Operacionale për të ndaluar. Burimet zyrtare të policisë lokale bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Xhemali Prushi, 22 vjeç dhe Skerdi Prushi, 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Arrestimi i tyre u bë pasi në Larushkë, Krujë duke udhëtuar me mjetin tip Golf, me targa AA 430 IG, me drejtues shtetasin Xhemali Prushi, dhe pasagjerë Bedri Haka dhe Skerdi Prushi nuk u kanë qëndruar Forcave Operacionale Lëvizëse. Arsyeja e mosbindjes ka qenë fakti pasi në automjet ndodhej edhe shtetasi Bedri Haka, shpallur në kërkim i dyshuar për veprat penale Vrasja me paramendim dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake. Uniformat blu u vunë në ndjekje të tyre ku menjëherë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Bedri Haka dhe Xhemal dhe Skerdi Prushi. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprat penale Përkrahja e autorit të krimit dhe Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik. Dy vjet pas vrasjes së Leonard Muratajt, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, Bedri Haka, 22 vjeç me banim në Krujë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Durrësit thotë se Haka, më datë 18 nëntor 2014, në një lokal në qendër të qytetit në Durrës, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Murataj 51 vjeç, banues në Durrës, pronar i disa bizneseve dhe i hetuar për trafik droge.