RUSI-Faqja zyrtare e internetit të presidencës ruse dhe Bankës Qëndrore të këtij shteti janë sulmuar nga Hakerët e panjohur sot. Shërbimi për media në Kremlin thanë se sulmet u eliminuan nga faqja e internetit dhe se po merren masa që kjo të mos ndodhë më.
 
Kremlini sulmin e sotëm të hakerave ka quajtur si sulmin më të madh që i ka ngjarë ndonjëherë faqes së internetit të presidencës ruse. Edhe faqja e internetit të Bankës Qendrore, thuhet të jetë sulmuar sikurse ajo e presidencës.

(o.d/REL/BalkanWeb)