Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese të cilin e falënderoi për ndihmën që Qeveria e Italisë po jep për Kosovën dhe FSK-në.




Ai njëherësh e njoftoi ambasadorin edhe me zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK, me theks të veçantë me zhvillimet lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. Gjithashtu, ministri Demolli çmoi lartë kontributin e pjesëtarëve italianë që janë pjesë e KFOR-it dhe NLAT-it, në mbështetje të drejtpërdrejtë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ministri Demolli dhe ambasadori Italian Andreas Ferrarese biseduan edhe për bashkëpunimin e mëtejmë të dyanshëm, si nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe për mundësinë e trajnimit të pjesëtarëve të FSK-së në “Kampin Villagio Italia”në Pejë.




Nga ana e tij, ambasadori italian Andreas Ferrarese shprehi kënaqësinë për pritjen që iu bë nga ministri Demolli, dhe për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë. Ambasadori Ferrarese në fund u shpreh se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen në mes dy shteteve mike dhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë.