Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se strukturat më të larta të partisë së tij, pritet të mblidhen brenda dy ditëve dhe të diskutojnë për hapat e mëtutjeshëm lidhur me marrëveshjen e Bllokut.




Ai për RTK ka deklaruar se në këtë takim pritet që të flitet për marrëveshjen që LDK ka me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Duke folur për një ridizajnim të mundshëm të marrëveshjes së LAN-it, Rugova ka thënë se “marrëveshja prishet me marrëveshje”.




Me këtë ai ka lënë të nënkuptohet se LDK është e interesuar për një marrëveshje të re me Bllokun, karshi rrethanave të reja, pasi njëra nga pikat kryesore të marrëveshjes së LAN, ajo e zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar të Kuvendit nuk po mund të realizohet.




Ai gjithashtu ka thënë se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për thirrjen e Vetëvendosjes, që përmes protestave të ndërrohet pushteti.