Bashkimi Evropian do të nisë vendosjen e tarifave hakmarrëse ndaj eksporteve të SHBA të premten.


Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të unionit për BBC. Ky veprim vjen pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump imponoi tarifa të larta për çelikun dhe aluminin më parë këtë muaj. Eksportet amerikane, të tilla si xhinset blu, motoçikletat dhe uiski burbon, do të jenë në shënjestër, konfirmoi komisionerja e tregtisë Cecilia Malmstrom.


Lëngu i portokallit, qumështi dhe gjalpi janë midis mallrave të tjera të shënjestruara. Megjithatë, ajo tha se blloku “nuk kishte dashur të gjendej në këtë pozitë”.


“Vendimi i njëanshëm dhe i pajustifikuar i SHBA-ve për të imponuar tarifat e çelikut dhe aluminit në BE do të thotë që ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër”, tha ajo.


Brukseli hartoi listën e produkteve në mars, kur zoti Trump fillimisht propozoi tarifat 25 për qind mbi importet e çelikut dhe 10 për qind për aluminin, të cilat gjithashtu synojnë Kanadanë, Meksikën dhe aleatët e tjerë të ngushtë të SHBA.


Znj Malstrom e quajti reagimin e BE-së proporcional dhe në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Ajo tha se kundërmasat, që ndikojnë 2.8 miliardë dollarë mallra amerikane do të hiqen nëse Uashingtoni do të hiqte tarifat e metalit.


Shumë nga produktet që BE ka në pamjet e saj janë zgjedhur në mënyrë specifike për të pasur efekt maksimal politik. Uiski Bourbon prodhohet në Kentaki, shteti i udhëheqësit të shumicës së Senatit, Mitch Mçonnell. Lëngu i portokallit është një eksport kyç për Floridën, një shtet i lëkundur në zgjedhjet e SHBA.


Ndërkohë, ekonomistët kanë paralajmëruar se tarifat metalike amerikane mund të çojnë në kosto më të larta metalike, të prishin zinxhirët e furnizimit dhe madje të ndikojnë për keq te familjet amerikane.


Ndëkrohë të martën, Trump kërcënoi të vendoste detyrime shtesë prej $ 200bn ($ 151bn) mbi mallrat kineze, pasi vendosi më parë 50 miliardë dollarë tarifa për qindra produkteve. Ai tha se tarifat prej 10% do të hynë në fuqi nëse Kina “refuzon të ndryshojë praktikat e saj”.


20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)