Mexhit Prenci


Përsiatje për dramën dhe spektaklin PROSTITUTA të dramaturgut dhe regjisorit profesionist LEKA BUNGO


Prolog.


Dom Simoni përpara spektatorëve:. Mirëmbrëma dhe mirëse keni ardhur në teatër. Do të përpiqem të ringjalli përpara jush një histori të vërtetë. Të vërtetë gjer në dhimbjeAjo zë fill në vitet nëntëdhjetë kur ishin të rinj në moshë. Ajo nuk i kishte mbushur te gjashtëmbëdhjetat Më detyroi të rinisja këtë ngjarje dëshira dhe këmbëngulja e saj. Erdhi për tu rrëfyer në kishë para se ti thoshte lamtumirë jetës. Donte që njerëzit të mësonin të vërtetën për jetën dhe vdekjen e saj.


*

Fillimi i dramës me një kulm, në mënyrë dramatike dhe tragjike, shkruar me një tekst të bukur dhe paraqitur nëpërmjet imazhit të një varri në sfond të sheshit skenik mbuluar me lule, – është një gjetje artistike unike dhe e jashtëzakonshme.


1


Kryekreje theksoj se, dramaturgu Leka Bungo shquhet për fantazinë e arsyeshme që është mëma e dijes dhe mrekullia e artit, sfiduese e fantazisë së paarsyeshme që pjell përbindësha, siç do të thoshte Fraçisko Goja. Kjo dhunti natyrale është ndër elementët përbërës kryesorë të talentit të Bungos së bashku me inteligjencën e hollë dhe te mprehtë,- dy armë te fuqishme në rrafshin e krijimtarisë dramaturgjike që promovohen në dramën Prostituta të cilën e vlerësoj si një ndër veprat realisto-moderne të shquara të dramaturgjisë sonë kombëtare.


2


Bungo dramaturg dhe regjisor i kësaj vepre, ngjajnë si vëllezër siamezë me njeri-tjetrin, por kanë dhe dallimet specifike te tyre. Te dramaturgu vizioni, shestimi, strukturimi e formësimi i dramës dhe krijimi i tekstit me një gjuhe të pastër shqipe, dramatike, lirike dhe satirike, me kolor dhe dialog ekspresiv e dinamik, janë të një cilësie më të lartë se mjetet shprehëse regjisoriale, skenografike dhe te aktrimit. Kur lexova tekstin e dramës mora më shumë kënaqësi artistike, estetike dhe mesazhore se sa kur shikova spektaklin. Sipas meje dramaturgu Bungo është më cilësor se regjisori Bungo në këtë spektakël, pa anashkaluar këndvështrimin regjisorial dhe komponentët e tjerë të shfaqjes, të cilët në tërësi, janë të cilësisë së lartë.


3


Sipas meje Leka Bungo është dramaturg profesionist i shqetësuar, angazhuar dhe provokativ, njohës i thellë i realitetit shqiptar sidomos i këtyre dy dekadave e gjysmë. Sy mprehtë në përzgjedhjen e temës, e cila në morinë e temave tronditëse dhe rrëqethëse të realitetit, ka peshën specifike më të madhe, siç është korrupsioni i gjithanshëm dhe trafikimi i vajzave edhe nga deputetët.


4


Mjeshtëria në formësimin e kësaj vepre me vizion të kthjellët, shpalos në mënyrë inkandeshente të vërtetën e realitetit të pseudodemokracisë, ku nga një pikë uji duket oqeani i qelbët i punëve të pista e të ndyra të partitokratëvë në tërë sistemin piramidal të shtetit të korruptuar, mbushur me maskarenj, njerëz të hurit e të litarit, drogmenë e trafikantë, të inkriminuar lidhur me banda e banditë, e të tjera, e të tjera..


5


Shndërrimi në realitet artistik fikshën, i historisë reale, të Prostitutës nga autori, është më i përsosur se realiteti i jetës çka promovon cilësi të lartë artistike, estetike dhe mesazhore. Didëro do të thoshte : Njeriu i jetës është më pak i përsosur se njeriu i autorit


Parë nga ky këndvështrimi e konsideroj unike dhe të cilësisë së lartë, mënyrën si e ka formësuar autori dramën autori, që në rrëfimin e Prostitutës para Dom Simonit në natën e Krishtlindjeve, por edhe në tërë shpalosjen e historisë të dhimbshme, dramatike dhe tragjike te saj. Me vlera të epërme konsideroj konceptimin e idesë substanciale të dramës si menaxhere, që lidh çdo element përbërës të veprës: ngjarjet, situatat, rrethanat, personazhet dhe të tashmen me të shkuarën, ku retrospektivat janë elemente kryesore strukturore, ndërtuar me mjeshtëri artistike. Në këtë nivel vlerash shquaj edhe gërshetimin e rrëfimit dhe të dialogut të Prostitutës me Dom Simonin dhe me personazhet e tjerë.

* Arkitektura e dramës është komplekse, realisto-.moderne dhe funksionale. Të qenit regjisor i Bungos i ka mundësuar dramaturgut Bujngo, të formësojë dramën me origjinalitet dhe personale artistike unike.


6


Përbërës të rëndësishëm, të domosdoshëm dhe të vlertë të dramës nanë edhe prologu dhe epilogu në marrëdhëniet që krijon lexuesi me tekstin. I pari jep substacalisht atë që do të ndodhë gjatë zhvillimit dramaturgjik të veprës dhe fundin tragjik. Ndërsa epilogu jep qëndrimin akuzues ndaj realitetit, hakmarrjen tragjike të dashurisë. dhe kumtin që e keqja të evidentohet, dënohet dhe të mos përsëritet.

Nga epilogu citoj: Të nesërmen vendosa të trokisja në apartamentin e saj(rrëfen Dom Simoni përpara spektatorëve)porishte vonëtepër vonë. Atë mëngjes të ftohtë dimri në trotuarin ndanë pallatit të saj, gjurmët e gjakut nuk ishin tharë. Ndërsa grumbulli i kalimtarëve sa vinte e shtohej. Njerëzit ngrinin kokën e shikonin ballkonin e katit te nëntë Prostitutën nuk e njihte njeri. Megjithatë vdekja e pazakonshme në një nga trotuaret e qyteti do të mbahej për shumë kohë në gojët e njerëzve.

* Dhe vazhdon më tej:.Shumë drama kanë ndodhur ndërmjet njerëzve sepse ata nuk kanë kërkuar falje, ose nuk kanë falur. Për fat të keq ata e kanë më të lehtë të hakmerren se të falin,


7


Krejt natyrshëm lind pyetja: A kishte të drejtë Prostituta e ta falte apo të hakmerrej ndaj deputetit trafikant që e mashtroi dhe e bëri prostitutë?! Në dialog me Dom Simonin thotë: Unë skam dashur asnjeri tjetër përveç atij. (pas një heshjteje). Mandej e dua akoma. Ndoshta edhe me shume. Ndoshta se kanë kaluar me shume se njëzet vjet dhe malli e ka shtuar dashurinë. E dua megjithëse e vetmja dëshirë që më ka mbetur gjallë është hakmarrja ndaj tij. Është njeriu që dashuroj dhe urrej më shumë. Gëzuar Padre! Dhe troket gotën me Dom Simonin e qesh!….Nuk ju dukem pak si e çmendur? Aspak i përgjigjet ai.


* Dramaturgu nuk mban qëndrimin ndaj saj, Respekton mendimin e lirë të çdo lexuesi apo spektatori, ashtu si në disa romane të Kadaresë. Kjo sipas meje është qasja e duhur ku provokohet me elegancë koshienca e njerëzve. për të përsiatur mbi tërë historinë e Prostitutës, e të arsyetojë secili me kokën e vet: ta falte apo mos ta falte deputetin mashtrues e të neveritshëm i cili mashtrues deklamonnë parlament si aktor i klasicizmit:

Në popull përfliten emra eksponentësh të qeverisë që janë lidhur me trafikun e drogës dhe te prostitucionit. Të nderuar të pandershëm koleg, trafiku klandestin është një minë ne themelet e shtetit Nga kjo tribunë u bëj thirrje zotërinjve të partisë në pushtet, mos të harrojnë se ato vajza që kapërcej detin për të shitur trupin e tyre, janë vajzat dhe motrat tona

Prostituta ulëret Jojoojooo! O Zzot!. Rrëmben tavllën e duhanit, qëllon televizorin i cili thërrmohet në copëzacopëza.copëza.


8


Dramaturgu duke depërtuar thelle në shpirtin, zemrën dhe mendjen e Prostitutës ka arritur të realizojë me vërtetësi artistike. Dhe estetike, zhvillimin e linjës dramaturgjike të saj jonë vijë të drejte, po vertikale, spirale e zikzake, me dinamizëm, ritëm të lartë & intensitet çka figura e saj është paraqitur më e përsosur se ajo e jetës reale.. Kjo ka ndodhur pikërisht sepse autori ka njohur në gjithanshmëri botën e brendshme, individualitetin, karakterin & prejardhjen e saj.

Bertold Brehti do te thoshte: Autori duhet të njohë edhe biografinë e gjyshittë personazhit.


9


Njohja e gjithanshme e Prostitutës reale & Prostitutës fikshën i ka mundësuar autorit ta japë atë me realizëm dhe vërtetësi jetësore, artistike dhe estetike, në raportet me ish-të dashurin trafikantin deputet, – me luftën e brendshme, dramën rrënqethëse të saj, vuajtjet, dhimbjet, zhgënjimet, enigmat, mëdyshjet, urrejtjen dhe luhatjet e paarsyeshme. kur i thotë Dom Simonit se e ka dashur, e don dhe e urren E vetmja dëshirë që më ka mbetur gjallë është hakmarrja nda ti. Qesh) Gëzuar Padre! Trokëllijnë gotat. Nuk të duken pak si e çmendur? Dom Simoni: përkundrazi


10

Rikthehem përsëri te epilogu.: Pas ceremonisë mortore – Padre rrëfen – kur te gjithë njerëzit u larguan në heshtje vetëm një njeri mbeti i ulur në gjunjë përbri varrit të saj për një kohë të gjatë. Edhe kur erdhi ishte vetëm. Erdhi kur në varreza kishin mbetur vetëm të vdekurit dhe lulet Donte të fliste me të. Ndoshta më në fund zoti i kishte kthjelluar arsyen dhe erdhi ti thoshte: Më fal!…Ai ishte babai i saj. VëllaiAi është njeri nga juJemi ne të gjithëTë gjithë!..


* Edhe këtë falje autori nuk e shpjegon. Babai e kishte përzënë nga shtëpia vajzën e tij, e kishte kërcënuar, as mëmën ë saj se kishte lenë të çmallej me të në atë çast drithërues kur i tregoi të vërteten e historisë së saj dramatike dhe tragjike.

Po njerëzit që e lexojnë dramën apo ata që shohin spektaklin, a do ta falin këtë baba pa asnjë ndjenjë atërore?! Edhe këtë dukuri autori e lë të hapur

Kjo qasje moderne e dramaturgut sipas meje nuk është e gabuar, por e duhur. Drama Prostituta nuk zgjidh konflikte, kontradikta, problemet e dramat e personazheve. Ajo i paraqet ato, i bën të dukshme, groteske dhe. ironizon, stigmatizon, akuzon dhe provokon.

SI KONKLUZË


Drama Prostituta e Leka Bungës dhe spektakli i saj janë tërësisht kombëtare, në tekst, gjuhë, aktrim, muzikë skenografi. Nga shtresat dhe nënshtresat e tekstit dhe gjuha e spektaklit, lexuesit dhe spektatorët:-nga kuptimësitë e së keqes, nxjerrin kuptimësitë e së mirës. Të keqen e refuzojnë që të mos përsëritet më. Të mirën e promovojnë.


Gazeta Shqip