Alen Halilovic është bërë sot zyrtarisht futbollist i Barcelonës. Supertalenti kroat është prezantuar si futbollist i ri i Barcës.
Halilovic ka nënshkruar kontratë me Barcelonën deri në vitin 2019, ndërsa çmimi i blerjes së tij është 2.2 milion euro.
"Jam shumë i lumtur që po e shijoj këtë ditë. Të jesh pjesë e Barcelonës është ëndërr e secilit futbollist.
Do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të fituar tituj me Barcelonën, dhe të shndërrohem në yllin e skuadrës" ka thënë Halilovic.
(e.m/BalkanWeb)