Te Partizani nisin largimet e para pasi Presidenti Albert Xhani nuk po arrin dot të zgjidhi krizën financiare.Mbrojtësi Rrahman Hallaçi dhe mesfushori Renato Kalari janë larguar përfundimisht nga skuadra e kuqe.Të dy futbollistët kanë tërhequr kartonin dhe janë tashmë lojtar të lirë për të zgjedgur skuadrën me të cilën do të luajnë për pjesën e mbetur të sezonit.Mesfushori Kalari e ka zgjedhur skuadrën me të cilën do të aktivizohet dhe ajo është Kastrioti I Krujës.Ndërsa Hallaci nuk e ka zgjedhur ende skuadrën me të cilën do të aktivizohet për pjesën e mbetur të sezonit.Ai është shprehur se ka pasur dy apo tre oferta por ende nuk e ka vendosur se për kë skuadër do të aktivizohet.Ndërkohë që edhe mesfushori Lushnjar Viktor Gjyla ka kërcënuar me largim.Gjyla kë thënë se do të tërheqë dokumentat sepse te skuadra e kuqe nuk sheh shpresë.Ndërsa në miqesoren që të kuqtë kanë zhvilluar me Dajtin ka bërë debutimin edhe Egert Bakalli I cili do të mbajë mbi shpinë numrin 19 ,të cilin e mbante Elis Bakaj.Ky I fundit është transferuar te Dinamo.Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me Partizanin pasi eksodi I futbollistëve mund të vazhdojë.