Gazë, 2 shtator - Grupi islamik Hamas do të vazhdojë me sulmet kundër Izraelit, pavarësisht goditjeve ndaj aktivistëve të tij, tha zëdhënësi i kësaj organizate.
Izraeli dhe Autoriteti Palestinez kanë arrestuar në operacione të ndara qindra veprimtarë të Hamasit, pas vrasjes së katër izraelitëve të martën e kaluar.
Deklarata vjen në kohën kur në Washingotn sot fillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe izraelitëve, transmeton REL.
Hamasi ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e katër izraelitëve.