Edhe pse "erdhi në jetë" rreth pesëdh
jetë vjet më parë në Amerikë, sot ham
burgeri është padiskutim shoqëruesi i
momenteve të urisë së
madhe, që na errëson sytë
ndërsa punojmë e s‘kemi
kohë për vakte të gjata.
Kohë më parë, askush nuk
e kishte menduar që ta
shndërronte në një vakt të
plotë, të shpejtë, ekonomik
me kosto të ulët, i gatuar në
mënyra të ndryshme, por
në thelb të njëjta, në çdo
cep të globit, në çdo moment
të vitit. Kur në kohën
pas Luftës së Parë Botërore,
tregtari Ray Kroc dhe
vëllezërit Mc Donald hapën
portat e lokaleve të reja që
kishin ndërtuar, hamburgeri
shënoi një revolucion
të vërtetë. Pa asnjë
vështirësi doli nga menytë
e përditshme të shtëpive,
shkollave, spitaleve, mensave,
për t‘u bërë kështu
simbol i një mënyre të re të ushqyeri, asaj të
shpejtë e ekonomike. Me kalimin e viteve, në
çdo cep të botës sot mund të gjesh vende ku
me pak para në xhep dhe me fjalën hamburger
në mendje mund të shijosh mrekullinë e
patateve, sallatës, mishit dhe panines së
freskët, në kohën kur lodhja ka arritur kulmin.
Edhe pse origjina e tij nuk është e qartë, versioni
më i besuar është ai që i takon fundit të
viteve 1800, kur emigrantët evropianë
mbërritën në Amerikë me anije përmes linjës
"Hamburger Lines". Në mensat që ishin
caktuar për ta, nisën të
hanin copa të mëdha
mishi të grira, të pjekura
shpejt në zgarë dhe të
vendosura mes dy fetave
buke. Ky ushqim i ri u
quajt hamburger dhe
mori një domethënie të
veçantë, pasi u bë simbol
i fillimit të një jete të re në
një botë të re. Emigrantët
vazhduan të përgatisnin
dhe të konsumonin hamburger,
edhe pasi mbërritën
në SHBA, për arsye
ekonomike dhe për
mënyrën e lehtë të përgatitjes.
Me pak fjalë,
origjina e hamburgerit
është evropiane, por
merita për zhvillimin e tij
i takon Amerikës. Sot,
hamburgeri është ushqimi
fast-food, i njohur në
të gjithë botën, i konsumueshëm aq sa pica,
por shumë herë më i pasur në versione, përbërës
dhe padyshim shije. Është e rëndësishme
të nënvizosh se një hamburger i
prodhuar me mish pule të freskët, sallatë
dhe salcë soje ka veti të mira ushqyese dhe
është i pasur plot me vitamina. Për fat të keq,
për të ngrënë një të tillë, zgjidhja e vetme
është ta përgatitësh në shtëpi.



Sinteza perfekte e Amerikës

Ishte 3 janari i vitit 1990, kur një tabelë me germa të mëdha
që shkruhej "McDonald‘s" do të ndriçonte Moskën, poshtë syve
të "Aleksandër Pushkinit", në atë që akoma quhej Bashkimi
Sovjetik. Restoranti i parë "McDondald‘s" në sheshin "Pushkin"
në Rusi do të shënonte një rekord të vërtetë. Brenda më pak se
dhjetë orësh do t‘u shërbente papushuar rreth 30 mijë moskovitëve.
"Më duket sikur jam në Amerikë", u shpreh një vajzë ruse
në lajmet e rrjetit televiziv "ABC". Por, nëse globalizimi i ushqimit
ka kaluar tashmë çdo kufij gjeografik të kuzhinave kombëtare,
pasi sot konsumohen pica edhe në Nigeri, copa e mishit
të viçit mes një panine të bardhë, është sinteza perfekte
dhe e pangatërrueshme e vendit që e ka shpikur. Pica prej
kohësh nuk është më italiane, hamburgeri, pavarësisht origjinës
së tij evropiane, mbetet amerikan. Gjigantët e prodhimit të fastfood-
eve në botë, si "McDonald‘s" në Çikago, "Burger King" në
Majami apo "Wendy‘s" në Ohajo, lulëzojnë krenarë në 138 vende
të botës me rreth 50 mijë restorante. Kjo ishte ndoshta fitorja
më e madhe e Amerikës, duke ditur që në fillimet e saj kjo
tokë ishte kolonizuar nga njerëz që vinin nga vendet me traditat
më të keqe kulinare të Evropës: si ajo angleze, gjermane
apo irlandeze. Sot hamburgeri ka pushtuar lehtësisht çdo kënd
ku banojnë njerëz, duke treguar në një fare mënyre edhe gjithçka
mbi Amerikën dhe sidomos karakteristikat thelbësore të saj.
Është fast, i shpejtë, i lehtë dhe pa asnjë vështirësi. Mund të
merret kudo, madje edhe nëse ke vendosur të bësh një udhëtim
në Hënë. Mes dy copave buke të ndara njëlloj mund
ta shijosh pa vështirësi mishin, djathin, sallatën, fletët e
spinaqit apo majonezën, kur akrepat tregojnë orën dy,
ndërsa ti ende gjendesh mbi
tavolinën e kompjuterit me
një mal me punë në dorë.
Hamburgeri është i standardizuar,
njëlloj si dhomat
e hotelit të rrjetit më të
madh të hoteleve dhe
moteleve amerikanë, të
padallueshëm nga njëritjetri,
një mënyrë e
veçantë për të siguruar
amerikanët se kudo që të
jenë gjenden në shtëpi.
Jo më kot shumëkombëshet
amerikane sigurojnë
fitime marramendëse,
duke i shitur
vetëm 1 dollarë, sepse në fund të fundit janë të sigurt
se më mirë të luajnë me cilësinë se sa me çmimin.
Dhe në të vërtetë kanë të drejtë, sepse hamburgeri
ka arritur deri atje ku as marinsat amerikanë nuk
mund të ngrenë dot flamurin. Në vitin 1972, kur Riçard
Nikson hipi në bordin e avionit "Air Force One" për t‘u
kthyer në shtëpi, pas disa ditësh takimesh dhe banketesh
zyrtare në Pekin, shërbimi sekret dhe aviacioni
ushtarak bëri të pamundurën që të gjendeshin për të,
stafin që e shoqëronte dhe për gazetarët, një "mal" me
hamburgerë. Në avion shpërthyen ovacionet, ndërsa vetë
Presidenti tha me altoparlant në dorë: "Mirë se erdhët në
Amerikë djem". Mesa duket, vajza në sheshin "Pushkin" kishte
plotësisht të drejtë: hamburgeri përfaqëson denjësisht
Amerikën. Për të festuar gjysmëshekulli jetë janë parashikuar
me miliona konkurse dhe çmime në çdo vend të botës. Ndoshta
edhe këtë vit, për të tetin radhazi, Takeru Kobayashi, ngrënësi
më i madh i hamburgerëve në botë, me 69 të tillë në 8 minuta,
do të shpallet sërish kampion. Sot hamburgeri më i kushtueshëm
është "DB Burger Royale", krijuar nga shefi francez
Daniel Boulud. Ajo mund të gjendet në menynë e DB Bistro
Moderne, Nju-Jork dhe kushton rreth 30.31 euro. Hamburgeri u
shtua në meny në janar të 2003-shit dhe shërbehet vetëm gjatë
sezonit të kërpudhave të zeza. DB Burger origjinal - i cili u shit
pa kërpudha të zeza - u krijua me hapjen e "DB Bistro Moderne"
në vitin 2001, ndërsa më i madhi është ai që përgatit një
restorant në Pensilvani "Denny‘s Beer Barrel Pub", që peshon
rreth 6.75 kilogramë, duke vendosur rekord për sa u përket
përmasave dhe peshës.