Skuadra e Hamdi Salihit, SV Ried, fitoi në ndeshjen hapëse të kampionatit austriak 3-0 kundër Altahut, ndërkohë që të shtunën (ora 19:30) do të presë Matersburgun, e cila u shkatërrua 6-0 në Salzburg. Kjo është dhe sfida e parë e trajnerit të ri Paul Gludovatz. Mediat austriake kujtojnë një fakt interesant. Hamdi Salihi është një "Matersburg-specialist". Sulmuesi shqiptar ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Matersburgut.