Informacionet secrete diplomatike te publikuara nga UIKILIKS kane ndihmuar ne perafrimin e dy kombeve Afganistanit dhe Pakistanit. Keshtu ka theksuat presidenti afgan Hamid karzai duke i konsideruar permbajtjen e tyre si genjeshtra. Ai ka lene te kuptohet gjate nje conference te perbashket me kryeministrin pakistanez Yusuf Raza Gilani I cili po viziton vendin se e gjitha kjo mund te jete pune e agjenteve te jashtem qe mundohen te destabilizojne marredheniet mes dy fqinjeve.






Cilido te kete qene qellimi i UIKILIKS ata ndihmuan ne marredheniet
mes Pakistanit dhe Afganistanit keshtu qe ne kete pikeveshtrim
UIKILIKS ishte i mire per ne ka deklaruar karzai. Gjithsesi ai nuk ka
specifikuar sesi aludimet ne kabllogramat amerikane mund ti kene sjelle
dy vendet ne marredhenie me te mira. Dy vendet qe vuajne nga
kryengritjet rebele dhe veprimtaria e al kaedes kane pasur probleme ne
te kaluaren e afert sidomos sa u takon akuzave per lidhje te sherbimeve
secrete pakistaneze me talibanet afgane. Kryeministri pakistanez
Gilani ka theksuar nga ana e vet duke iu drejtuar kryesisht trupave
amerikane ne Afganistan se nuk mund te fitojne kete lufte pa
mbeshtetjen e vendit te tij.



Juli Prifti