Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai i shpëtoi një sulmi të kryengritësve talebanë gjatë një ceremonie në Kabul, ku presidenti Karzai po merrte pjesë bashkë me udhëheqës të tjerë të qeverisë dhe personalitete të tjera të huaja.


Një zëdhenës i Ministrisë afgane të Mbrojtjës tha se zoti Karzai, shumë anëtarë të kabinetit të tij dhe diplomatë të huaj u evakuan sot pas sulmeve me armë automatike kundër tyre. Zyrtarë të qeverisë pohuan se një person u vra gjatë këtij sulmi dhe të pakten 9 të tjerë u plagosen, përfshirë dy ligjvënës.


Një zëdhenës i kryengritsëve Taleban mori përgjegjësinë për këtë sulm, duke thenë se luftëtarët e tij hapën zjarr me raketa dhe armë automatike në podiumin ku ishin ulur peronalitetet e larta. Zëdhenësi tha se 3 luftëtarë talebanë u vranë gjatë këtij incidenti. Presidenti Karzai doli në televizionin kombëtar menjëherë pas këtij incidenti dhe tha se autoritetet kishin arrestuar disa të dyshuar. //rd//