Presidenti
afgan Hamid Karzai kërcënoi të dërgojë trupa në Pakistanin fqinj, duke thënë se
vendi i tij ka të drejtën për tu vetëmbrojtur.



Ai tha sot në një konferencë shtypi se Afganistani ka të
drejtë të shkatërrojë strehimet e terroristëve përtej kufirit pasi militantët
vijnë nga Pakistani për të vrarë trupat afgane dhe të koalicionit.



Udhëheqësi
afgan tha se udhëheqësi taleban me bazë në Pakistan, Baitullah Mehsud duhet ta
dijë, sipas u shpreh ai, se do ta ndjekim dhe godasim në shtëpinë e tij. Zoti
Karzai bëri një paralajmërim të ngjashëm për udhëheqësin taleban Mullah Omar.




Pakistan kryeministri Yousuf Raza Gilani tha se vendi i tij nuk do të lejojë
askënd të ndërhyjë në punët e brendshme.