JAPONI-Çmimi i Madh i Japonisë i Formula 1, i shoqëruar nga makina e sigurisë, u la përgjysmë në xhiron e 46-të për shkak të një aksidenti të dyfishtë, ndërkohë që vendin e parë e zuri Lewis Hamilton (Mercedes).
Aksidenti i Adrian Sutil (Sauber) dhe Jules Bianchi (Marussia) provokoi ndërprerjen përfundimtare të garës, edhe pse gjatë gjithë kohës ajo u shoqërua nga shiu, herë-herë i rrëmbyer.
Në vendin e dytë u rendit Niko Rosberg (Mercedes), ndërkohë që në të tretin Sebastian Vettel (Red Bull).
Klasifikimi i Formula 1 vazhdon të kryesohet nga Lewis Hamilton (Mercedes).
(d.b/BalkanWeb)