Komisioneri per te Drejtat e Njeriut Thomas Hammarberg ne raportin e fundit te tij vjetor ka bere nje pasqyre te disa fushave ku nevojiten te merren masa me energjike ne shume shtete anetare te Keshillit te Evropes. Keto masa perfshijne funksionimin e sistemit gjyqesor luften kunder korrupsionit si edhe rritjen e kredibilitetit dhe pavaresise se gjyqesorit. Hammarberg vitin e kaluar nuk e ka vizituar Maqedonine dhe vendet fqinje ku ka nje pakice te maqedonasve per kete arsye keto segmente nuk jane perfshire ne raportin e tij vjetor. Por ne nje interviste per Deutsche Welle-n Komisioneri per te Drejtat e Njeriut theksoi se eshte informuar per zhvillimet ne Maqedoni si per situaten e mediave atje.



Gjendja e mediave ne Maqedoni



Ne kemi marre raporte per polarizim te shtuar te mediave ne Maqedoni por kjo nuk eshte shqetesuese. shte e rendesishme qe te kete nje qendrim neutral nga qeveria ne drejtim te mediave jo ne favor te mediave te caktuara qe jane besnike ndaj qeverise ndersa ne te njejten kohe te diskriminohen mediat qe konsiderohen si opozite ndaj qeverise.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Thomas Hammarberg ka ndjekur zhvillimet e mediave ne Maqedoni



Pergjegjesi e vecante e qeverise eshte qe ta shmange krijimin e nje situate te polarizimit te vete mediave dhe se duhet te kete nje politike te qendrueshme per te gjitha mediat. Kane dale disa paralajmerime te perfshira ne raportet e OSBE-se dhe Reporteret pa Kufij te cilat jane derguar deri tek qeveria dhe pritet qe ato te merren ne konsiderate. Rekomandimi im per qeverine eshte qe ajo te beje nje shqyrtim te pavarur te politikes ndaj medias ne Maqedoni ne menyre qe te siguroje kushte per funksionimin dhe garimin e tyre por jo ne baze te favorizimit politik apo diskriminimit nga lart.



Hammarberg eshte i bindur se qeveria mund ta beje ate nese ka vullnet te mire politik per ta bere Per shkak se forca e demokracise varet shume nga mediat konkurruese dhe mediat duhet te jene te lira te kritikojne dhe te dalin me deklarata apo komente qe mund te shqetesojne ose hidherojne ata qe jane ne pushtet. Dhe kjo eshte demokracia. Pra na nevojiten media te pavarura dhe kritike ne secilen demokraci thote ai.



Regjistrimi nuk duhet te politizohet



Sa i perket regjistrimit te popullsise ne Maqedoni Komisioneri per te Drejtat e Njeriut i Keshillit te Evropes thote se eshte ne dijeni te problemit dhe kerkon mospolitizimin e tij Une duhet te them se nuk eshte mire qe puna teknike si regjistrimi te politizohet. Kjo duhet te shmanget vecanerisht ne nje vend sic eshte Maqedonia ku ka pakica te medha dhe ku ka pasur tensione mes kesaj pakice dhe popullsise shumice. Kjo eshte me te vertete nje prove e pjekurise se demokracise ne Maqedoni per kryerjen e regjistrimit pa probleme.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Thomas Hammarberg



Azilkerkuesit e rreme paraqesin nje ceshtje komplekse



Problemi i azilkerkuesve te rreme dhe masat e ndermarra nga qeveria maqedonase per te ruajtur regjimin e vizave jane kritikuar nga Hammarberg.

Komisioneri i BE-se vlereson se kjo eshte nje ceshtje shume komplekse dhe serioze. Bashkimi Evropian eshte pergjegjes per te thekson Hammarberg. Por eshte fakt se ata e donin liberalizimin e vizave dhe njekohesisht frikesoheshin prej tij. Ne nje situate kur ka shume ksenofobi dhe urrejtje ndaj romeve ne vendet e BE-se ekziston frika se liberalizimi i vizave do te perdoret nga romet per te shkuar ne vendet e BE-se. Per kete po diskutohet. Por parimi yne eshte se romet duhet te jene si gjithe te tjeret. Nuk ka njerez ne kategorine e dyte.



Keqardhje qe nuk ka asnje zgjidhje per emrin



I pyetur se cfare mendon ai per ceshtjen e emrit te Maqedonise dhe debatet e zhvilluara per kete Hammarberg pergjigjet Kur Maqedonia te bashkohet me BE gjuha maqedonase do te jete atje. Disa here kam qene i pyetur per pozicionin tim rreth emrit te vendit. Por une vendosa qe te mos e them publikisht sepse ne thelb ajo eshte nje ceshtje politike. Une mendoj se eshte per te ardhur keq qe ende nuk ka nje zgjidhje por une degjoj se ka perpjekje diplomatike per te zgjidhur ate. Por kjo eshte jashte mandatit tim. Kur nje dite Maqedonia te bashkohet me BE-ne gjuha maqedonase do te jete pikerisht atje thote bindshem Thomas Hammarberg.





Autor Toni Gllamcevski/Qeriman Bekteshi



Redaktoi Lindita Arapi