Shtetasit turq u janë drejtuar kutive të votimit që prej orës 8 të mëngjesit, me orën lokale, të kësaj të diele, në një palë zgjedhjesh presidenciale e parlamentare njëkohësisht, për të vendosur nëse do ti japin presidentit Recep Tayyip Erdogan një mandat të dytë 5-vjeçar, në ato që shihen si zgjedhjet më të dyluftuara prej vitesh në vend.


Rreth 60 milionë turq janë me të drejtë vote në këto zgjedhje, nga ku do të zgjidhet presidenti i ri dhe legjislatura e re. Plot 6 kandidatë po garojnë për presidencën, e nëse njëri prej tyre fiton më shumë se 50% të votave, ai zgjidhet menjëherë. Nëse nuk e kalon këtë prag, atëherë dy kandidatët më të votuar do të përballen me balotazhin më 8 korrik.


Në zgjedhjet parlamentare, presidenti i AKP-së do të përballet me një sfidë të vështirë për të ruajtur shumicën në Asamblenë 600 anëtarëshe. Gara vë përballë koalicionin qeverisës përballë aleancës së partive opozitare.


Nëse Erdogani do të fitojë, ai pritet të adoptojë fuqitë e reja politike, të cilat sipas kritikëve do të dobësojnë regjimin demokratik të vendit. Por, ai përballet me një sfidë tejet të fortë nga kandidati i qendrës së majtë, Muharrem Ince, pjesëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP).


Turqia vijon të mbetet nën gjendje emergjence, të vendosur që prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti në korrik të vitit 2016. Këto zgjedhje ishin parashikuar të mbaheshin në nëntor të vitit 2019, por u afruan në kohë nga vet Erdogani.


Kreu i shtetit turk dhe rivali i tij kryesor, Muharrem Ince, zhvilluan mitingje të mëdha gjatë së shtunës, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për ta, teksa secili prej tyre e quajti rivalin si të papërshtatshëm për të drejtuar Turqinë.


Ince, fushata e ashpër e të cilit ka rigjallëruar opozitën e demoralizuar turke, premton të zmbrapsë atë që ai e karakterizoi si rënie e vendit drejt regjimit autoritar nën drejtimin e Erdoganit.


Nëse Erdogan fiton, telefonat tuaj do të përgjohen sërish Frika do të vazhdojë të mbizotërojë, tha ai përpara të paktën një milion njerëzve të mbledhur në Stamboll. Nëse Ince fiton, gjykatat do të jetë të pavarura.


Ince tha gjithashtu se, nëse zgjidhet, ai do ta heqë gjendjen e emergjencës brenda 48 orëve. Kjo gjendje i lejon qeverisë të anashkalojë Parlamentin për vendimmarrje të ndryshme.


Ndërsa në mitingun e tij, presidenti Erdogan i cili ka qenë kryeministër për 11 vite përpara se të merrte postin e kreut të shtetit në vitin 2014, përdori një metaforë të dhunshme për të përkufizuar shpresat e tij për fitore, teksa pyeti mbështetësit: A do tu japim atyre një shuplakë otomane, nesër?


Ai akuzoi rivalin Ince, një ish-mësues dhe deputet prej 16 vitesh, se i mungon aftësia për të drejtuar. Është gjë tjetër të jesh mësues fizike dhe komplet tjetër gjë të drejtosh një vend, tha Erdogan. Të jesh president kërkon një eksperiencë të jashtëzakonshme.


24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)