Muzeu i parë i përhershëm i pop-grupit suedez “ABBA” në Stokholm, hapet sot për vizitorët.
Midis eksponateve të muzeut renditen instrumentat dhe kostumet specifike të kuartetit legjendar, kulmi i popullaritetit të të cilit u arrit në periudhën fundi i viteve ’70 – fillimi i viteve ’80.
Ditën e Hënë në mbrëmjen festive me rastin e hapjes së muzeut, morën pjesë tre muzikantët e grupit “ABBA”: Bjorn Ulvaeus, Anni-Frid Lyngstad dhe Benny Andersson.
Ndërkohë që anëtarja e katërt e grupit Agnetha Faltskog kohët e fundit ka nxjerrë në treg një album solo dhe aktualisht ndodhet në një turne në Britaninë e Madhe.
Vizitorët kanë mundësi të kërcejnë dhe të prekin nga afër objekte, kujtime dhe bashkëpunime të grupit me artistë të tjerë.
Një shembull mes këtyre objekteve është edhe telefoni i viteve 70-të, i cili u përdor nga grupi për një shfaqje kushtuar albumit “Ring ring”, numrin e të cilit e dinë vetëm pjestarët e grupit.