Dite me bilanc te rende edhe kjo e sotmja, pasi tre paciente kane humbur betejen me koronavirusin ne vend, nderkohe qe jane rritur shtrimet ne dy spitalet COVID ne vend, me hapjen edhe te spitalit “Shefqet Ndroqi”. 



Ministria e Shendetesise ka bere me dije sot se situara paraqitet serioze.


“Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin Shefqet Ndroqi po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar”- tha Dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kurdo kur është e mundur, rekomandohet puna nga shtëpia.


Rikujtojmë qytetarët se:

Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.


Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.


Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.


Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga Covid19.


Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.


COVID-19 Statistika (16 Korrik 2020)

Testime totale 34175

Raste pozitive 3851

Raste të shëruara 2137

Raste Aktive 1610

Humbje jete 104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)