18/04/2012  Ngjarja në Selishtë të Dibrës, nisin hetimet për mossigurim teknik


DIBER- Vdesin 2 punonjës të një firme që po ndërtonte një HEC në Selishtë të Dibrës.


Dy viktimat sipas burimeve policore të zonës janë Nazmi Hida 40 vjeç dhe Qamil Shehu 50 vjeç, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme teksa po hapnin një tunel dhe kanë hasur në një shpërthim gazi. Ata janë transportuar për në spitalin më të afërt, por kanë mbërritur të pajetë.


Ngjarja


Dy persona humbën jetën sot si pasojë e asfiksisë nga gazrat teksa po punonin për hapjen e një tuneli në kuadër të ndërtimit të një hidrocentrali. Mësohet se 2 shtetasit, Nazmi Hida 40 vjeç dhe Qamil Shehu 50 vjeç punonin për ndërtimin e një HEC-i. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, në momentin që kanë qenë duke hapur një tunel, mësohet se kanë shpërthyer gazra që rezultuan vdekjeprurëse për 2 punëtorët. Punonjësit e tjerë që ndodheshin aty janë përpjekur t’u japin menjëherë ndihmën e parë, por shtetasit kanë vdekur menjëherë nga asfiksia. Ndërkohë policia ka nisur hetimet pasi 2 punonjësit ishin të pajisur me maskat kundërgaz, të domosdoshme gjatë punimeve për hapjen e tunelit. Mossigurimi i kushteve të nevojshme të punës ka çuar dhe në vdekjen e tyre. Për këtë arsye ekspertët e hetimit kanë marrë në pyetje drejtues të kësaj firme, ndërsa pritet që të zbardhet e gjithë ngjarja tragjike për 2 familje.