Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se themelimi i ushtrisë është nevojë urgjente.




Ai në një postim në Facebook, ka thënë se trasnformimi i FSK-së mundet të ndodh tani dhe jo më vonë kur dihet mirë se koncesionet e vazhdushme të kësaj Qeverie me serbin do të jetë në dëm të Kosovës.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Lexoni postimin e plotë të tij:




Nevoja për themelimin e ushtrisë është urgjente.

Përpjekjet shqiptare për të pasur garantuesin e sovranitetit janë të hershme, aq të hershme sa edhe vet përpjekja popullore per liri, por ne rrugëtim e sipër Kosova avancoi si shtet por jo edhe garanti i sovranitetit pra Ushtria.

Me 19 shtator u be çmilirarizimi i UÇK-së dhe transformimi i një komponente të saj në TMK.

TMK si një trup civile, dhe me mision civil arriti të ndërtoj një imazh të heshtur të një ushtrie modeste, por me shplljen e pavarsis dhe implementimin e pakos së Ahtisarit, TMK transformohet në FSK, kjo struktur gjysmë ushtarake për vite me radhë ishte e gatshme ta marr misionin final, atë të një ushtrie moderne me kapacitete të larta te NATO-s, por politka si gjithmonë, herë me dashje e herë pa dashje e la në heshtje transformimin e kësaj strukture, meqenë se tani është viti 2015 dhe po flitet dhe përflitet për një transformim e që me gjasë do jetë një proces i komprimituar dhe aspak i sinqertë pasi transformimi i kësaj strukture kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutes, e me këtë rast kërkohet votimi i shumicës së dyfisht, e kjo shumic vështir mundet të sigurohet nga ky legjislativ i komprimituar dhe zhantazhuar nga lista Srpska. Atëher lind pyetja e thjesht se cilla është rruga e mbetur për krijimin e Ushtrisë?

Në këto rrethana pothuajse e vetmja form e mbetur eshtë nxjerrja e ligjit apo pakoja ligjore për transformimin e misionit te FSK nga një sektor civil i siguris, në atë të mbrojtjes dhe gadishmëri për misione paqëruajtese.

E tërë kjo mundet të ndodh tani dhe jo më vonë kur dihet mirë se koncesionet e vazhdushme të kësaj Qeverie me serbin do të jetë në dëm të Kosovës. Të gjithë oficerët dhe ushtarët e FSK jan ë mëse të gatshëm për mision të ri, por politika po heziton apo po bënë pazarllëqe të ndyta me Listen Srpska edhe për Ushtrin sikur ka bërë dhe po bën me AIK- un, me Asociacionin e Komunave në veri, me humbjen e sovranitetit mbi ndërmarrjet publike, dhe shumë tjera, e tëra që mundet të ndodh në Kosovë, por loja me Ushtrin do jetë tepër e rrezikshme për sigurin dhe stabilitetin e këtij shteti edhe ashtu të brisht. Andaj, ministri dhe KM duhet urgjentisht të veprojnë në zgjidhjen e kësaj teme.