Anëtarja e kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj ka treguar se në lagjen e saj në Prishtinë është duke u bërë një ndërtim pa leje. Ajo në profilin e saj në Facebook ka paraqitur disa foto, dhe i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit që të marr masa për ta liruar këtë hapësirë publike.




Haradinaj po ashtu ka treguar se një pjesë të hapësirës publike e ka zënë edhe një bankë komerciale.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ky është postimi i plotës i Haradinaj në Facebook:




Ka kohë që lagjja jonë ankohet në Komunën e Prishtinës për mungesën e hapësirës publike për banorë prapa Procredit Bank në Qendër. Hapësira e gjelbër që ka qenë para ca viteve tani është zënë nga ndërtimi i egër ndërmjet banesave (ish Bosna dhe Centrumi). Tani, siç po shihet në fotot në vijim, ndërtimi i egër planifikohet edhe më tutje... Mesiguri pa leje!!!!




Procredit Bankes komuna ia ka lëshuar lejen për parking prapa ndërtesës së tyre, duke uzurpuar kështu hapësirën që i takon banorëve.




Edhe si këshilltare në Kuvendin Komunal disa herë kam ngritur shqetësimet e banorëve por nuk janë marrë asnjë parasysh.




Kërkojmë nga kryetari aktual Shpend A. Ahmeti që të shfrytëzojë kompetencat e tij ligjore dhe të lirojë hapësiren publike në lagjen tonë.









SSSA
ASS







SSSA
ASS







SSSA
ASS