Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta shkarkojë komisionin qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas Haradinajt Qeveria duhet të formojë një komision ekzekutiv për demarkacionin dhe AAK-ja është e gatshme që të përshihet në këtë proces.

Haradinaj në RTV21 tha se komisionin duhet ta përbëjnë ekspertët pa marrë parasysh se cilës parti i takon.

Pas deklarimit të Qeverisë së Malit të Zi se janë dakord që mund të bisedojnë me Qeverinë e Kosovës, Haradinaj tha se tashmë i mbetet Qeverisë së Kosovës që të bëjë hapat e ardhshëm për këtë çështje.