Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar vendimin e dytë që kishte marrë Tribunali i Hagës për lirimin e tij nga të gjitha pikat e akuzave që ishin ngritur ndaj tij.




Ai ka shkruar se sot bëhen dy vite që nga ky vendim dhe se procesi i stërzgjatur i gjykimit dhe rigjykimit në Tribunalin e Hagës ka qenë shumë i vështirë për të dhe familjen e tij.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ja postimi i plotë:


SSSA
SS
Të nderuar qytetarë të vendit,

Sot u bënë dy vjet që nga vendimi i dytë i Tribunalit të Hagës për lirimin nga të gjitha pikat e akuzave që ishin ngritur kundër meje dhe ish-bashkëluftëtarëve në procesin e rigjykimit.

Më duhet ta pranojë se procesi i stërzgjatur i gjykimit dhe rigjykimit në Tribunalin e Hagës ka qenë shumë i vështirë dhe i dhimbshëm për mua dhe familjen time.

Durimi dhe besimi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë vetëm luftë të drejtë për liri dhe nuk ka kryer krime për të cilat jemi akuzuar padrejtësisht por edhe mbështetja dhe besimi i plotë në drejtësinë ndërkombëtare sot dy vjet përfundimisht u shpërblye me vendimin e drejtë dhe të merituar: shpalljen të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

Lufta jonë për liri dhe pavarësi ishte dhe do të mbetet e drejtë dhe e shenjtë.