Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka krijuar edhe hartën e çmimeve për zonat turistike bregdetare në Shqipëri. Brenda zonave turistike bregdetare përfshihen 6 qarqe të vijës bregdetare: Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë. Zonat turistike
Çmimet e përcaktuar janë bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e zonave që kanë përparësizhvillimin e turizmit”. Bëhet fjalë për rreth 20 zona turistike, për të cilat janë analizuar e fiksuar çmime për njësinë elementare. Këtu për fshihet zona e Ksamilit, Kakomes, Lukovës, Gjiri i Sarandës-zonë, Gjiri i Vlorës-Ujë i Ftohtë, Orikumi, Golemi, Karpeni, Spilleja, Gjiri i Durrësit-zona 4, Gjiri i Lalzit, Shëngjini, Gjiri i Rodonit-Laç, Gjiri i Shëngjinit-lumi i Matit e bregu i liqenit të Shkodrës. Sipas ndarjes që ka përcaktuar Agjencia, çmimet janë diferencuar sipas zonave me studim urban dhe si troje urbane në zonat turistike.
Çmimet
Çmimi më i lartë për zonat turistike është kryesisht për zonat edhe më të frekuentuara nga turistët dhe të cilësuara si zona me rëndësi të veçantë për turizmin vendas. Kështu, çmimet më të larta janë përcaktuar për zonën 1 të gjirit të Durrësit prej 37 262 l/m2, për zonën e Ujit të Ftohtë në gjirin e Vlorës prej 27 74 l/m2, për zonën turistike në gjirin e Sarandës prej 17-25 479 l/m2, për zonën e Shëngjinit prej 25 510 etj. Ndërkohë çmimet më të ulëta llogariten për zonën e Kokomesë, prej 9 746 l/2 dhe 7 580 l/m2, për gjirin e Rodonit-Laç prej 4 904 l/m2 etj. Ndërkaq, për sa troje urbane në zonat turistike, çmimi më i lartë është i përcaktuar deri tani për gjirin e Durrësit prej 37 262 /m2. Për këto zona deri tani janë fiksuar çmimet vetëm për gjirin e Sarandës, për gjirin e Vlorës, për Shëngjinin dhe bregun e liqenit të Shkodrës.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008