Sipas një harte, Antarktika ka nisur që të ngushtohet.
Nga pamjet e 3,150 imazheve satelitore është përftuar pamja më e detajuar që prej vitit 1997.
Shkencëtarët kanë vënë re ndryshime të dukshme tek akullnajat.
Disa valë lëvizin krah më krah me njëra tjetrën, ndërsa të tjera lëvizin vertikalisht.
Harta është e mundshme që të shkarkohet online nga përdoruesi nëpërmjet “Polar Data Catalogue”.
Shkencëtari Ian Joughin nga Universiteti i Washingtonit i cili po merret në mënyrë të specializuar me këto fenomene ka deklaruar që shkrirja në zonën perëndimore të Antarktikës po ndodh më shpejt se sa e kishin imagjinuar.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)