Tiranë-  Sot në ditën ndërkombetare të Vullnetarizmit në ambjentët e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportëve (MTKRS) u mbaj tryeza e rrumbullakët me temë: Ligji për Vullnetarizmin, një kërkesë e kohës për promovimin e vullnetarizmit dhe punës vullnetare. Institucionet publike në bashkëpunim me 40 organizata jofitimprurëse kanë përpiluar Draft-Ligjin për vullnetarizmin. I cili ka si qellim promovimin dhe garantimin e vullnetarizmit si dhe të punës vullnetare në bazë të standartëve ndërkombëtare. Si nevojë e njohjes së koncpetit të vullnetarizmit, dhe punës vullnetare koncepte të cilat bartin ende kuptimet negative që u zhvilluan gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Synimi i pr/ ligjit është rregullimi i marrëdhenieve mes vullnetarëve dhe organizatave të tyre, në mënyrë që të rritet vullnetarizmi në vendin tonë.


Në fjalën e hapjes zv/ministrja e arsimit, Nora Malaj u shpreh se vullnetarizmi dhe puna vullnetare janë një element i rëndësishëm i një shoqerie demokratike, dhe mbi të gjitha humane.


Vullnetarizmi është një element i rëndësishëm i një shoqërie demokratike, sociale dhe humane. Ai duhet parë jo si punë e papaguar, por si një nevojë e rilindjes së humanizmit në komunitetin që na rrethon- është shprehur Malaj.


Më tej zv/ministrja e arsimit në lidhje me draft-ligjin u shpreh se kjo iniciativë është hapi më i mirë që shoqëria të ndërgjegjësohet mbi bazën ligjore, duke bërë apel që të jemi vetë promovues të vullnetarizmit.


Të bëhemi lobues të kauzës së humanizmit, të diskutojmë sëbashku draft-ligjit dhe më pas ta çojmë për miratim në Parlament. Tashmë eksziston brumi vullnetar dhe le të krijojmë edhe bazën ligjore që ta mbrojë atë- theksoi zv/ministraj, Nora Malaj.


Në tryezën e diskutimëve të ligjit për vullnetarizmin kishte edhe përfaqësues të pushtetit vendor, drejtori i Drejtorisë së Rinisë dhe Sportëve pranë Bashkisë së kryeqytetit, Artan Pogoni  shprehu gaditshmërinë e pushteit lokal për të përkrahur çdo nismë qytetare në fushën e vullnetarizmit.


Është një kenaqësi që edhe Bashkia e Tiranës bëhet pjesë e draft-ligjit për vullnetarizmin. Ne shprehim përkrahjen tonë për të gjitha organizatat rinore në të gjithë qytetin e Tiranës. Dyert e bashkisë do jenë të hapura në përkrahje të këtyre nismave. Ligji sa më shpejt të miratohet aq më në favor të shoqërisë do të jetë- u shpreh Pogoni.


Ndërkohë përfaqësuesja e Agjencisë për Mbështetjën e Shoqërisë Civile (AMSHC) u shpreh se është shumë e rëndësishme që ministritë e linjës dhe organizatat e shoqërisë civile të bashkëpunuan bashkë për hartimin e këtij projekt-ligji, pasi në këtë mënyrë kënaqësia do të jetë e shumëanshme.


Dita Ndërkombëtare e vullnetarizmit është një ditë shumë e rëndësishme, sot të gjitha institucionet po punojnë sëbashku. Të gjithë ne kemi nevojë të bëjmë një akt të mirë, pasi mbi të gjitha ëhstë kënaqësi shpirtërore. Falenderoj organizatat që u bashkuan për këtë qellim- u shpreh zonja Elda, përfaqësuese e AMSHC-së.


Draft-ligji u lexua nen për nen dhe shkëmbim mendimesh pati mes përfaqësuesve të institucionëve dhe organizatave pjesëmarrëse në takim.


Altin Goxhaj, kryetari i Zyrës së Mbrotjes së Konsumatorit (ZMK) u shpreh se ligji nuk është një mbivendosje e ligjit për OJF-ve, por ai është pjesë plotësuese e atij ligji.


Menaxhimi i vullnetarëve është ajo çka në thelb rregullon ky ligj (pasi në sallë pati pyetje në lidhje se përse nuk rregullon edhe aspektin fiskal), por më lejoni tju them se me aspektin fiskal merret ligji i OJF-ve. Duhet theksuar se ligji i vullnetarizmit dhe ai i OJF-ve nuk janë e njëjta gjë. Ato janë komplementare dhe e fuqizojnë njëra-tjetrën- është shprehur gjatë diskutimëve të draft-ligjit avokati Goxhaj.


Jo vetëm organizatat, shoqatat apo qendrat e shoqërisë civile por edhe anëtarë që në mënyrë individuale kanë dhënë kontributin e tyre për vullnetarizmin, dhanë mendimet e tyre lidhur me projekt-ligjin. Erion Kristo në fjalën e tij nënvizoi nevojën për pakësim të numrit të anëtarëve nga ana e institucionëve të Komitetit Kombetar për Zvillimin e Vullnetarizmit nga 9-të që parashikon drafti, në më pak. Pasi në këtë formë do shmangej në praktike epërsia institucionale.


9 institucione dhe 10 organiztaa të shoqërisë civile në parim duket në rregull, por në zbatim mendoj se do ketë dominancë të institucionëve publike. Pasi 9 institucione do jenë gjithmonë bashkë, ndersa 10 organziata vështirë se mund të bashkohen në një mendim. Pra nevojitet një komitet më i strukturuar- është shprehur Kristo, duke shtuar se është e nevojshme që të jepen më shumë se një çmim për organizatat vullnetare , në mënyrë që të rritet edhe potenciali i këtij ligji. Po ashtu ai ka theksuar se ligji duhet ti qartësojë benefitet e vullnetarit përveç dhënies së një çertifikate.


Nga ana e saj organizata e Kishës Katolike ka qënë ajo e cila ka kontestuar më shumë pr/ligjin për vullnetarizmin, duke theksuar se ai duhet pikësëpari të rregullojë marrëdhenien me institucionet shtetërore të çdo personi që kryen punë vullnetare.


Ligji duhet të më rregullojë marrëdhenien me institucionët shtetërore, pasi le të marrim shembull: unë aderoj në një shoqatë vullnetare dhe në një rast emergjencë civile më duhet të shkoj p.sh vullnetare në përmbytjet e Shkodrës, atëherë nevojitet që më anë të këtij ligji mua tmë paguhet dita e punës në punë ku punoj- u shpreh Irena Margariti, përfaqësuese e Kishës Katolike.


Nga ana tjetër vetë përfaqësuesit e VodafoneAlbania propozuan se orarët e punëve vullnetare të matën nga ana e organizatave, në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta, mbi bazë të së cilave të ndahen edhe çmimet në fund të vitit.


Vendi ynë nuk ka asnjë të dhënë përsa i përket punës vullnetare apo vullnetarizmit. Madje ka edhe mosnjohje të vetëkoncpetit vullnetarizëm, çka përben dhe nevojën për një lobim të fuqishëm në opinionin publik, në mënyrë që ata që bëjnë punë vullnetare të dinë se çfarë i pret dhe çfarë duhet të bëjnë. Pasi siç u diskutua sot, shumë persona janë bërë pjesë e organizatave vullnetarë për të ikur pas një muaji pasi nuk ishin në dijeni se çfarë duhej të bënin apo se çfarë realisht i ofronte një organizatë vullnetare.


Njohja e punës vullnetare si një vlerë e shtuar në CV-në e secili anëtar është diçka tjetër që ky ligj përpiqet të rregullojë. Me anë të këtij ligji siç u shpreh dhe zv/ministrja e arsimit Malaj nga një dëshirë do kthehet në një detyrim.


Duke qënë se Shqipëria ska statistika për punen vullnetare apo për vullnetarët, atëherë do jetë pikërisht ligji ai që do lejojë mbledhjen e të dhënave formale nga ana e organizatave vullnetare.


Ligji për vullnetarizmin i është referuar ligjit kroat, për vetë faktin të ngjashmërive rajonale mes dy vëndeve. Organi kompetent për zbatimin e këtij ligji do jetë AMSHC-ja, pasi në këtë formë ligji nuk ka asnjë kosto shtesë, pasi edhe organi këshillimor i qeverisë shqiptare, KKZHV-ja do punojë mbi punën vullnetare. Hallka që e lehtësojnë edhe miratimin e këtij ligji.


 Draft-ligji për vullnetarizmin përmban:


1. Dispozita të Përgjithsme


2. Parimet Themelore të Vullnetarizmit


3. Autoriteti kompetent për zbatimin e këtij ligji, dhe organi këshillimor (AMSHC-ja dhe KKZHV-ja_


4. Kodi etik i vullnetarizmit


5. Çmimi kombëtar i vullnetarit të vitit ( Njohja më e madhe për punën vullnetare në Shqipëri, por kjo s’pengon organizatat e ndryshme të ndajnë çmimet e tyre).


6. Kontrata e Vullnetarit ( percaktohet të drejtat dhe përgjegjësitë si të vullnetarit ashtu edhe të organizatës)


7. Të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve dhe subjektet organizatore të vullnetarizmit


8. Mbikëqyrja (AMSHC-ja)


9. Dispozitat përfundimtare




Shkrime të tjera me interes: