PRISHTINE-Pa asnje kundreshtar dhe me vota unanime Hashim Thaci eshte rizgjedhur kryetar i Partise Demokratike te Kosoves.

I pari i kesaj partie kryeministri Hashim Thaci ka thene se qe nga kuvendi i kaluar Kosova dhe PDK-ja ka ndryshuar shume per te mire. Thaci ka thene se fitorja e PDK-se ishte besimi i qytetareve per punen dhe sukseset e partise qe sipas tij do te vazhdojne edhe ne mandatin e ardhshem 4 vjecar.
Sic ben nme dije Koha.net Thaci gjate fjales se tij sot ka pranuar se nen udheheqjen e tij kane ndodhur leshime pa specifikuar se cilat jane ato por ka premtuar se ato do te permiresohen.
Thaci ka thene se fale votes se qytetareve atij i eshte dhene mundesia qe te drejtoj vendin drejte pavaresise dhe njohjeve te shtetit te ri te Kosoves.
Ne kete kongres Thaci eshte zotuar se perderisa te jete ne krye te ekzekutivit ai nuk do ta ndale punen per ndertimin e autostrades Morine-Prishtine-Merdare dhe te autostradave te reja. Ai ka paralajmeruar se brenda periudhes gjashtemujore do te nisin punimet per ndertimin e termocentralit Kosova e Re. Ai ka levduar kabinetin e tij qeveritar per pune te madh qe ka bere deri me tani.

Nderkohe qe nuk ka lene anash krizen institucionale me te cilen po perballet vendit. Thaci ka akuzuar LDK-ne qe sipas tij eshte shkaktare e kesaj krize mirepo ka levduar veten duke thene se fale punes se tij jane ruajtur institucionet e vendit nga kolapsi. Ne kete kongres nuk kane marre pjese zyrtare te LDK-se AAK-se dhe LDD-se perderisa te pranishem ne kete kongrese kane qene ata te AKR-se dhe te minoriteteve. I pranishem ka qene edhe ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell qe nuk e ka marre fjalen. Nga ana tjeter nenkryetari i PDK-se Hajredin Kuci ka bere te ditur se kryetari i partise Hashim Thaci nuk do te kete kunderkandidat.

d.b/BalkanWeb