Shtëllunga të bardha të tymit toksik të shkaktuara nga vullkani Kilauea që po dergjen drejt oqeanit, kanë mbuluar qiellin e ishullit Big Islands të Hauait. Retë konsiderohen toksike për shkak të një reagimi kimik në kontakt të llavës dhe ujit të kripur, që çliron në ajër acid klorhidrik dhe grimca të vogla të xhamit. Autoritetet kanë këshilluar popullatën të qëndrojnë larg këtij kërcënimi për shëndetin.







Në male, ndërkohë, lumenj llave vazhdojnë të dalin nga të çarat e vullkanit të formuar në javët e fundit në një lagje banimi të ishullit: sipas ekspertëve, emetimet e gazit të dioksidit të squfurit në këtë zonë janë trefishuar, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ajrit, ndërsa në majë të vullkanit dy shpërthime të forta kanë lëshuar hir në atmosferë. Të dielën vullkani bëri dëmtimin e parë më të rëndë, ku një person u godit nga një shi llave, që në pak sekonda i dogji një pjesë të këmbës.


21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)