Edmond Haxhinasto, zv.kryeministër i vendit njëherësh dhe Ministër i Jashtëm, përfaqësuesi i forcës politike të LSI-në në koalicionin e djathtë ka diskutuar në studion e ABC News rreth koalicioneve politike. Haxhinasto duke ju referuar koalicionit me Partinë Demokratike dhe se ai është i formuar tashmë dhe po funksionon shumë mirë dhe s’mund të tronditet.



“Aktualisht LSI është në koalicion shumë solid me PD-së”, tha Haxhinasto.



Ai ka hedh poshtë çdo lloj oferte të bërë nga Partia Socialiste për mundësinë ndonjë koalicioni politik, ashtu sikundër pak ditë më parë një kërkesë e tillë është hedhur në treg nga anëtarë të PS-së.



Ka qënë Besnik Bare që ka deklaruar se PS mund të bëjë koalicion edhe më LSI për të rrëzuar nga pushteti Sali Berishën.