Edmond HaxhinastoInfrastruktura


Ministri Haxhinasto i kërkon ambasadores së Sllovenisë, Lea Stancic, bashkëpunim në infrastrukturë veçanërisht në transportin detar, duke thënë se duhen vendosur linja direkte tragetesh mes dy vendeve, me qëllim zhvillimin e turizmit. Në takimin e djeshëm, ministri theksoi se eksperienca në transportin detar e Sllovenisë, mund të jetë shumë e vlefshme për portet shqiptare. Ai përmendi bashkëpunimin e mundshëm me autoritetet e portit slloven të Luka Coper. Në takim u fol edhe për bashkëpunim në ndërtimin e korridorit Adriatiko-Jonian, ku ministri Haxhinasto tha se Sllovenia mund të japë një shtysë të madhe në promovimin e këtij projekti të rëndësishëm rajonal.