Informaliteti


Edmond HaxhinastoMinistri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një takim me inspektorët e kontrollit në rrugë, që merren me zbatimin e planit antiinformalitet në transportin rrugor. Ministri Haxhinasto e quajti shërbimin e kontrollit të domosdoshëm për realizimin e objektivave që ka qeveria në fushën e transportit. Ai cilësoi se kontrolli për dokumentacionin dhe penalizimi i shoferëve, bëhet për të garantuar transport të rregullt, duke garantuar shërbime të cilësisë së lartë për qytetarët. Ministri Haxhinasto vuri theksin në elementët kryesorë të planit kundër informalitetit, duke theksuar çështjet e biletimit, transferimit të pronësisë së mjeteve nga një pronar te tjetri,  çregjistrimi i automjeteve, apo kontrolli i shfrytëzimit të rrugës për aktivitete ekonomike, si dhe për reklama. Ai u ndal gjithashtu në disa aspekte të kontrollit të sigurisë, duke vënë theksin tek udhëtimi i fëmijëve. Haxhinasto theksoi se e gjithë kjo trupë e shërbimeve të transportit, ka detyrë parësore jo të gjobisë qytetarët, por t’ju garantojë atyre cilësi më të lartë të shërbimit.


Ky shkrim Haxhinasto: Forconi kontrollin ndaj shoferëve u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.