u3_haxhinastomartiTë gjitha koncesionet e dhëna vitet e fundit do të monitorohen nga qeveria dhe treguesit e kompanive koncesionare do të përcaktojnë dhe të ardhmen e tyre.


Gjatë një inspektimi të kryer në portin më të madh të vendit, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto u shpreh për nevojën e treguesve të lartë dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve në portin e Durrësit, në mënyrë që ai ti përgjigjet konkurrencës së lartë në rajon, për ta bërë këtë port më tërheqës për bizneset e huaja dhe vendase.


Për të ardhmen ne do ti shërbejmë sa më mirë këtyre objektivave: rritjes së konkurrencës dhe shërbimeve të portit, duke rivlerësuar nëse është e nevojshme edhe kontratat e dhëna për këto shërbime. Interesi ynë madhor është që ky të jetë një nga portet më cilësorë në rajon, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e operatorëve që e menaxhojnë, deklaroi Haxhinasto.


Pas një takimi me drejtuesit e portit, ministri Haxhinasto, i shoqëruar dhe nga drejtuesit e kompanisë gjermane koncesionare, vizituan nga afër terminalin e udhëtarëve, si dhe një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, për tu njohur me kushtet e lundrimit dhe ato të trageteve./TCH